Karabinierët kanë shkatërruar një bandë shqiptare në Cittadella të Italisë.
Nga pesë anëtarët e saj, katër kanë përfunduar në pranga ndërsa një i pestë është shpallur në kërkim.
Banda shqiptare grabiste apartamente dhe shpesh vepronte edhe në prani të viktimave.
Gjatë javëve të fundit kiahin grabitur gjashtë herë në provincat e Venezias, Vicenzas, Forlìsë e Riminit.
Nga policia italiane janë vënë në pranga : Bajram Kabili, Can Hasani, Alfred Vathaj, Manjola Prela, tre të parët të arrestuar në Cittadella, ndërsa Prela u arrestua në Cesenatico
Banda i vëzhgonte banesat e piketuara që në mëngjes. Për të vjedhur ata thyenin xhamat e dritareve dhe përdorin si mjete transporti mjetet e ofruara nga shqiptarët. Zakonisht vidhnin shtëpi pa njerëz ose shtëpi të banuara nga të moshuar apo nga njerëz me aftësi të kufizuara.
Kapo banda e grupit konsiderohet të jetë Can Hasani, ai organizonte vjedhjet dhe menaxhonte sendet e paratë e vjedhura.
Në shtëpitë e tyre janë gjetur stoli, celularë, ora e parë. Katër të arrestuarit tashmë gjenden në burg
në Padova e Forlì, ndërkohë që mbetet për t’u arrestuar edhe i katërti i bandës.
Në banesat e tyre janë gjetur stoli, celularë, ora e para. Katër të ndaluart tashmë janë pas hekurave Padova e Forlì,