osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Shkarkimi i Metës shqetëson Moskën! Vendimi i Parlamentit jehonë në mediat ruse: E lidhin me shpalljen “non grata” të Berishës

Shkarkimi i Metës shqetëson Moskën! Vendimi i Parlamentit jehonë në mediat ruse: E lidhin me shpalljen “non grata” të Berishës

Shkarkimi i presidentit Ilir Meta nga detyra ka bërë jehonë në mediat ruse. Mazhoranca dhe opozita shkarkuan Metën me 104 vota pro dhe tani fjalën e fundit do e ketë Kushtetuesja.

Por janë me dhjetëra portale ruse që kanë raportuar për shkarkimin e presidentit shqiptar. Shumë prej tyre e kanë krahasuar me presidentin çek Zeman, i cili po ashtu është në një proces shkarkimi. Por ajo që bie në sy është se dhe mediat ruse e bëjnë të qartë se shkarkimi nga Parlamenti nuk ka vlerë, pasi do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do të thotë fjalën e fundit.

“Zëdhënësi i tij Tedi Blushi në faqen e tij në Facebook e quajti vendimin “antikushtetues dhe qesharak”. Presidenti është “më shumë se kurrë i motivuar për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e Shqipërisë”, shkroi ai. Miratimi përfundimtar i vendimit parlamentar duhet të bëhet nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë brenda tre muajve. Mandati i Ilir Metës mbaron në korrik 2022. Gjatë debatit parlamentar, Meta vazhdonte aktivitetin e përditshëm, duke u dhuruar medalje anëtarëve të një ansambli popullor”, shkruan një nga mediat ruse.

Ndërsa një tjetër e krahason atë me rastin e Zeman në Çeki. Raportimi i ngjarjes është bërë nga shumë media. Një tjetër shkruan: “Kjo është hera e parë në histori kur shkarkohet nga Parlamenti kreu i shtetit. Presidenti Meta është akuzuar për nxitje të dhunës në Shqipëri dhe një “qasje të njëanshme” ndaj partisë në pushtet gjatë fushatës parlamentare të prillit 2021, parti e cila ka fituar shumicën e vendeve parlamentare që nga viti 2013”.

Jehona dhe përmendja e Berishës

Një tjetër media ruse shkruan se vendimi për shkarkimin e presidentit vjen në një kohë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën non grata ish-kryeministrin Sali Berisha. “Meta kritikoi vazhdimisht kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare që u zhvilluan në 25 prill. Procesi zgjedhor u shoqërua me shkelje dhe përplasje midis mbështetësve të partive të ndryshme. Ndërkohë pak më herët ish-presidenti Sali Berisha u shpall i padëshiruar nga Shtetet e Bashkuara”, thuhet më tej.

Duhet theksuar se pak ditë më parë në mediat ruse bëri bujë rreshtimi i Metës në krah të Berishës duke sulmuar Shtetet e Bashkuara. Nga ana tjetër ka pasur shumë emra që e akuzojnë Metën si të lidhur me rusët. Ajo që bie në sy është se shkarkimi i tij duket se ka shqetësuar shumë individë edhe jashtë vendit. Ndërkohë ka media që e lidhin dhe me historinë e ish-kryeministrit Berisha. Ky i fundit u shpall i padëshiruar, por i njëjti rrezik i kanoset edhe presidentit, i cili ka hyrë në një histori përplasjesh me SHBA dhe ambasadoren amerikane në vendin tonë. Mbetet të shihet se si do të vijojë në Kushtetuese procesi i shkarkimit, pasi mesa duket aty i kanë sytë dhe mediat ruse.