osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as në nëntor, presidenti vijon luftën në prapaskenë

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as në nëntor, presidenti vijon luftën në prapaskenë

Gjykata Kushtetuese nuk ka ende asnjë datë mbi vendimin e Parlamentit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Pak ditë më parë ishte vetë Kushtetuesja, e cila bëri me dije se ka marrë vendim për ta kaluar në seancë plenare publike vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta për shkelje të rënda të Kushtetutës, ndërsa nuk zbuloi datën se kur do të mblidhet.

Por gazeta i ka bërë një analizë situatës dhe rezulton se shkarkimi i Metës është shtyrë pa afat, pasi Gjykata Kushtetuese nuk ka parashikuar asnjë seancë për kreun e shtetit as në nëntor. Sipas njoftimit të publikuar nga Kushtetuesja në faqen e saj zyrtare, në muajin nëntor janë parashikuar të mbahen 2 seanca nga ky institucion, ndërkohë që çështja “Meta” nuk është në kalanderin e punës.

Kështu në muajin nëntor Gjykata Kushtetuese do të mblidhet për të shqyrtuar në datën 2 nëntor padinë e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, e cila kërkon shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit të vitit 2019. Ndërkohë që seanca tjetër e planifikuar në Kushtetuese pritet të mblidhet në datën 23 nëntor, ku shtetasi Emin Lusha kërkon shfuqizimi i vendimeve nr.282, datë 10.12.2019 të Këshillit të Lartë Gjyqësor; nr.36, datë 21.02.2020 të Gjykatës Administrative të Apelit; nr.00-2020-991, datë 28.12.2020 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën.

Pra, fakti që gjatë muajit nëntor Gjykata Kushtetuese do të mblidhet vetëm dy herë, ndërsa nuk ka asnjë njoftim se kur do të zhvillohet seanca plenare publike për vendimin e Kuvendit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga detyra, tregon se çështja “Meta” është ende pa afat.

Luftë e fortë në prapaskenë

Por nga ana tjetër shkarkimi ose jo nga detyra i presidentit Ilir Meta duket se ka shtuar ankthin në radhët e personave që preken, teksa mësohet se po bëhet një luftë e fortë në prapaskenë, në mënyrë që kjo çështje të zvarritet. Në korrik të vitit tjetër presidentit Meta i mbaron mandati dhe si duket ai dhe njerëz besnikë të tij po investohen për të bllokuar dhe zvarritur procesin e shkarkimit.

Madje, mësohet se edhe njerëz pranë presidentit Meta në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Emërimeve në Drejtësi po tentojnë të zvarrisin procesin, me qëllim mosplotësimin e Gjykatës Kushtetuese me 9 anëtarë. Megjithatë mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht. Kujtojmë që në datën 15 tetor të këtij muaji, Kushtetuesja njoftoi se do të shqyrtojë në seancë publike plenare vendimin e Parlamentit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga detyra.

“Në Gjykatën Kushtetuese është në shqyrtim vendimi i Kuvendit të Shqipërisë nr.55/2021, datë 09.06.2021 “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës”. Gjykata e ka marrë në shqyrtim paraprak këtë çështje në përputhje me afatet ligjore. Në përfundim të shqyrtimit paraprak të kësaj çështjeje, Gjykata vendosi: “Kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike”, data e së cilës do të caktohet në përputhje me rregullat procedurale të gjykimit kushtetues”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.