osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shkarkimi i Metës! KED nis sot procedurat për plotësimin e Kushtetueses me 9 anëtarë: Në shtator pritet të mbyllet procesi

Shkarkimi i Metës! KED nis sot procedurat për plotësimin e Kushtetueses me 9 anëtarë: Në shtator pritet të mbyllet procesi

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk ka humbur kohë sa i takon plotësimit të 3 vakancave të fundit në Gjykatën Kushtetuese.

Gjykata e Lartë pak ditë më parë mbylli garën për 3 vendet që i takojnë në Kushtetuese dhe shfaqën interes 9 emra. Burime të gazetës bëjnë me dije se ditën e sotme Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të marrë në shqyrtim 9 kandidatë.

Sipas informacioneve, KED do të përcaktojë relatorët për secilin emër dhe më pas do të nisë procesi i verifikimit, i cili do të kalojë në disa faza. Pra do të shikohet nëse përmbushen së pari kriteret ligjore, ndërsa më pas do të vijohet me një verifikim më të thellë duke marrë informacione nga institucionet ligjzbatuese. Sipas burimeve, planet e KED janë që ky proces të mbyllet në harkun e 2-3 muajve.

Kjo do të thotë se në shtator me shumë gjasë KED do ketë mbyllur procesin verifikimit. Gazeta ka mësuar se të gjithë anëtarët janë pajisur me certifikata sigurie dhe janë gati për të nisur punën. Megjithatë tashmë në dorë e kanë institucionet ligjzbatuese, pasi nëse ato kthejnë përgjigje në kohë, KED e mbyll më shpejt procesin e renditjes së kandidatëve.

Ndërkohë interesant është fakti se Kushtetuesja mund të vendosë në vjeshtë për shkarkimin e Metës. Ndërkohë në vjeshtë Kushtetuesja me shumë gjasë do ketë 9 anëtarë. Koincidencë apo jo, sinjalet janë se Kushtetuesja për shkarkimin e presidentit do të vendosë kur të jetë e plotë, duke qenë se do të jetë vendimi më i rëndësishëm i marrë prej saj në 30 vite demokraci. Sipas burimeve nga KED, të gjithë anëtarët janë besimplotë se puna do të ecë edhe gjatë gushtit, pavarësisht se është muaj pushim, në mënyrë që në vjeshtë Kushtetuesja të ketë 9 anëtarë.

Procedurat

Duke iu referuar ligjit, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pas vlerësimit të kushteve dhe

kritereve të emërimit, brenda 10 ditëve rendit kandidatët dhe i paraqet Kryetarit të Gjykatës së Lartë raportin e miratuar me shumicën e të gjithë anëtarëve, bashkë me listën dhe dokumentacionin shoqërues, për çdo kandidat. Raporti i arsyetuar, pasi miratohet me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, publikohet. Më pas, kryetari i Gjykatës së Lartë thërret mbledhjen e posaçme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. Mbledhja është e vlefshme nëse marrin pjesë jo më pak se një e dyta e të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës së

Lartë. Lista me kandidatët u bëhet e njohur më parë të gjithë pjesëmarrësve në mbledhje.

Për çdo vend vakant votohet për secilin nga kandidatët e renditur në tre vendet e para të listës. Kandidati që merr tri të pestat e votave të gjyqtarëve të pranishëm shpallet i zgjedhur. Nëse nuk arrihet shumica e nevojshme, kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi konsiderohet i zgjedhur.