Pas thashethemeve se Rudina Hajdari është larguar nga kreu i grupit demokrat dhe vendin e saj e ka zënë deputeti Korab Lita, ky i fundit ka dalë në një konferencë për shtyp ku konfirmon gjithçka.
“Mes pikave të tjera i është kërkuar Hajdarit të dorëhiqet nga drejtimi i grupit. Zonja Hajdari deklaroi në mënyrë verbale qëndrimin e saj, pas këtij momenti grupi propozoi tre kandidatura, Alban Zeneli, Valteri dhe Lita.
Zeneli u tërhoq nga gara dhe mbeti në garë Lita dhe Valteri. Zoti Valteri dha dorëheqjen në këtë garë dhe u votua në mënyrë të hapur, unanime.
Pas këtij momenti është bërë procedura për të njoftuar ndryshimet. Është firmosur nga të gjithë përfshirë edhe Valterin”, u shpreh ai.