Deputeti Kujtim Gjuzi ka folur për forca të fshehta kriminale që kërkojnë që të përçajnë opozitën parlamentare, të cilën nuk preferon që ta quajë aspak të re.
Gjuzi i është referuar nxjerrjes së një fotoje duke pirë birrë të Myslym Murrizit, si dhe tentativave për të larguar Rudina Hajdarin nga kreu i grupit demokrat.
“Zoti Murrizi ishte në një moment relaksi në Londër nxjerrin një foto të tij me zonjë Kodheli duke pirë birrë për ta sulmuar atë.
Të tjerët, me në krye PD-në, sjellin një tjetër lajm që zonja Hajdari nuk është më kryetare e grupit parlamentar demokrat.
Këta janë grupe k.riminale që kanë marrë peng të djathtën për 30 vite. Ne jemi të gatshëm tiu themi të gjithë shqiptarëve se zonja Hajdari është një zonjë e nderuar dhe është një qytetare shqiptaro amerikane.
Myslim Murrizi vjen nga një familje me bazë të fortë te Balli Kombëtar por ai ka qendruar në Kuvend dhe nuk e ka braktisur atë.
Unë ju them ndal atyre politikanëve që kanë përgjakur vendin, mjaft më me makinacione”, u shpreh Gjuzi.