Deputeti i PD Edi Paloka ka reaguar pasi kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako tha se do ta padisë në gjyq kryedemokratin Lulzim Basha.
Në një shënim në facebook Edi Paloka shkruan se “Xhuxhi, “supermani” e di gjithë Durrësi se është zari i “të fortëve”.
Sipas Palokës, Dakon e kanë rrahur me shpulla, e kanë poshtëruar si kanë mundur bandat si dhe sipas tij i kanë marrë dhe familjarët për “shëtitje me makinë”.
“Xhuxhi, “supermani” qe e di gjithe Durresi se eshte zari i “te forteve”.
E kane rrahur me shpulla, e kane poshtruar si kane mundur. I kane marre dhe familjaret per “shetitje me makine” kur ju ka vonuar plotsimin e premtimeve qe ju ka bere per zgjedhje…
I mohoi te gjitha, por te gjitha i dijne durrsaket dhe nuk i fsheh dot as sot e ca me shume neser kur te mos kete as te Gjatin as Arten apo Doniken qe ta mbroje.
Jane aty; pronat publike, tenderat, lejet e te gjitha favoret qe ju ka bere, jo vetem nje bande .
Vazhdon te bej “cubin” dhe te kercenoje se votat i merr prape njesoj si djali i Rrahmanit ne biruce per perdhunim apo si shefi i tij kryelegeni, nga karrigia e kryeministrit.
Vazhdoni, per aq sa dhe shqiptaret te durojne…”- shkruan Paloka në facebook.