osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

SHIFRAT: Si i pesëfishoi votat LSI në kutitë e “Dosjes 339”

SHIFRAT: Si i pesëfishoi votat LSI në kutitë e “Dosjes 339”

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, ka lëshuar sot 22 urdhër-arreste duke çuar pas hekurave 11 shtetas, 8 persona në arrest shtëpie dhe tre me detyrim paraqitje.

Bëhet fjalë për “Dosjen 339” që shërbeu si një nga pretekstet kryesorë të PD dhe LSI për Integrim, që të digjnin mandatet e bashkë me to edhe Kryeministrinë apo Kuvendin, sikurse u shpreh Ilir Meta se kishte informacion nga shërbimet sekrete.

Sot, Presidenti ka nxituar të japë leksione morali për vjedhjet e votave. Qëllimisht, Ilir Meta ka shpërndarë një artikull me foton e Edi Ramës, teksa emrat dhe përkatësia partiake e komisionerëve të arrestuar nuk ishte zbardhur ende. Në fakt, nga personat nën akuzë rezultojnë se 14 prej tyre kanë qenë komisionerë të PD dhe LSI dhe 7 i përkasin PS.

Por krimin zgjedhor të vitit 2017 në Durrës më tepër sesa emrat e zbardhin edhe vetë votat në kutitë që kanë pasur nën administrim komisionerët në fjalë. Sipas rezultatit në tre QV-të 1508, 1335 dhe 1336 e vetmja parti që ka pasur rritje të ndjeshme ka qenë partia e Ilir Metës. Lëvizja Socialiste për integrim gati i ka pesëfishuar votat e saj krahasuar me zgjedhjet e vitit 2013, në kutitë e sipërpërmendura. Ndërsa Partia Demokratike dhe ajo Socialiste kanë një rritje të papërfillshme.

Kështu, Partia Socialiste ka marrë vetëm 13 vota më tepër sesa në zgjedhjet paraardhëse. Ndërsa PD, 38 vota më tepër se viti 2013. Nga ana tjetër, Lëvizja Socialiste për Integrim figuron të ketë marrë 135 vota në vitin 2017, në krahasim me 24 të vitit 2013. E thënë ndryshe, një rritje prej 111 votash.

Partia Socialiste e Shqipërisë

478 vota në zgjedhjet 2013
491 vota në zgjedhjet 2017
Rritja me 13 vota

Partia Demokratike

234 vota në zgjedhjet 2013
272 vota në zgjedhjet 2017
Rritja me 38 vota

Levizja Socialiste per Integrim

24 vota në zgjedhjet 2013
135 vota në zgjedhjet 2017
Rritja me 111 vota

(JavaNews / A. Rada)