Ashtu siç ishte paralajmëruar dje ishte dita më e nxehtë e muajit korrik, ku temperaturat kanë shkuar në ekstrem.
Problematike situata nga temperaturat ekstremisht të larta do të jenë në zonën midis Elbasanit deri poshtë në Berat ku termometri në hije do të ngjitet rreth 43 gradë Celsius.
Por në Kuçovë sipas termometrit të ambientit të jashtëm të një farmacie duket se shifrat kanë kaluar të parashikueshmen. 50 gradë celcius shkruhet në termometrin e farmacisë në Kuçovë i cili ka prekur këtë vlerë ekstreme për shkak se tabela ndodhet në diell dhe rrezet bien mbi të.
Qytetarët këshillohen që të shmangin daljen jashtë shtëpisë pasi këto temperatura të larta mund të sjellin probleme me shëndetin.