osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
istanbul escort
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
deneme bonusu
istanbul escort
casibom
casibom giriş

Shifër e pabesueshme! 90 mijë tifozë shqiptarë kanë shpenzuar vetëm për ndeshjet e kombëtares…

Shifër e pabesueshme! 90 mijë tifozë shqiptarë kanë shpenzuar vetëm për ndeshjet e kombëtares…

Sipas informacionit paraprak nga UEFA, numri i biletave në dispozicion për tifozët e secilës kombëtare ishte 10 mijë për çdo ndeshje. Kjo nënkupton se të paktën për fazën e grupeve, biletat në dispozicion të tifozëve të Kombëtares Shqiptare ishin rreth 30 mijë. Megjithatë, numri i tifozëve me siguri ka qenë shumë më i madh, sepse biletat mund të siguroheshin më tej edhe në fazën e rishitjes së tyre.

Ndeshjet e Kombëtares gjatë këtij Kampionati Europian ngjallën interes shumë të madh mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe të diasporës. Madje, të paktën për dy ndeshjet ndaj Italisë dhe Spanjës, vlerësohet se tifozët shqiptarë ishin në shumicë të dukshme në stadiumet e Gjermanisë.

Të pyetur nga “Monitor”, burime nga Federata Shqiptare e Futbollit u shprehën se nuk ka ende një vlerësim të saktë të numrit të tifozëve shqiptarë që ndoqën ndeshjet e Kombëtares. Sipas burimeve, ky informacion është kërkuar në UEFA, që ka menaxhuar direkt shitjen e biletave për tifozët.

Sipas informacionit paraprak nga UEFA, numri i biletave në dispozicion për tifozët e secilës kombëtare ishte 10 mijë për çdo ndeshje. Kjo nënkupton se të paktën për fazën e grupeve, biletat në dispozicion të tifozëve të Kombëtares Shqiptare ishin rreth 30 mijë. Megjithatë, numri i tifozëve me siguri ka qenë shumë më i madh, sepse biletat mund të siguroheshin më tej edhe në fazën e rishitjes së tyre.

Për të luftuar tregun e zi të biletave, UEFA madje pati ndërtuar një platformë online të rishitjes së tyre. Duke iu referuar raportimeve të mediave të atashuara pranë Kampionatit Europian, një vlerësim i përafërt i numrit të tifozëve shqiptarë që ndoqën ndeshjet e Shqipërisë ishte rreth 90 mijë, nga të cilët 50 mijë me Italinë, 35 mijë me Spanjën dhe 15 mijë me Kroacinë.

Për ndeshjet e fazës në grup, çmimet e biletave për shitjet nga UEFA fillonin nga 30 euro deri në 200 euro, në varësi të vendndodhjes në stadium. Por, në fazën e rishitjes, çmimet vlerësohet se kanë qenë shumë më të larta.

Ndërkohë, disa prej agjencive të udhëtimit në Shqipëri kanë ofruar paketa për ndjekjen e ndeshjeve të Kombëtares, që përfshinin fluturimin charter, transfertat në stadium dhe biletat e ndeshjeve. Paketat e mësipërme për secilën ndeshje kishin çmime në intervalin mes 1000 dhe 1300 eurove. Mund të thuhet me siguri se shqiptarët kanë shpenzuar shuma të mëdha për të ndjekur Kombëtaren në Europian, megjithëse një vlerësim qoftë edhe i përafërt i shpenzimeve totale, është i vështirë.

Duke shumëzuar numrin minimal të biletave të alokuara për Shqipërinë me çmimin minimal të biletës, e sigurt është që vetëm për biletat janë shpenzuar të paktën 900 mijë euro. Por, shuma reale vlerësohet të jetë disa herë më e lartë, sepse numri i tifozëve ishte më i lartë se 30 mijë dhe çmimi i biletave në shumicën dërrmuese të rasteve ishte më i lartë se 30 euro.

Nëse marrim për të mirëqenë vlerësimin se Kombëtaren e ndoqën rreth 90 mijë tifozë shqiptarë, atëherë shpenzimi minimal për biletat ishte të paktën 2.7 milionë euro. Por, edhe në këtë rast, vlera reale ka qenë me siguri shumë më e lartë, po të kemi parasysh se shumica e tifozëve i kanë blerë biletat në fazën e rishitjes, kur çmimet kanë qenë disa herë më të larta se ato fillestare.

Duke shtuar shpenzimet e udhëtimit, akomodimit dhe qëndrimit, mund të thuhet me siguri se fatura totale që paguan shqiptarët për kënaqësinë e ndjekjes së Kombëtares në Gjermani ishte në rendin e miliona eurove./ Monitor