osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shfryhet operacioni i “specialistëve” tatimore që zbulojnë “grupet armiqësore” 18 mln € evazion?!

Shfryhet operacioni i “specialistëve” tatimore që zbulojnë “grupet armiqësore” 18 mln € evazion?!

Operacioni i goditjes së evazionit fiskal në vlerën e 18 milion eurove është shfryer si flluskë sapuni këtë të enjte në dyert e Gjykatës së Tiranës ku në bankën e të akzuarëve janë ulur 12 shtetas. Shumica e tyre rezultonin të papunë, me të ardhur amodeste, lavazhier, kamarier e disa punëtor krahu.

Gjatë shqyrtimit të masës së sigurisë, Gjykata vendosi të lërë nën masën detyrim paraqitje 9 prej tyre ndërsa 3 nga të ndaluarit u lanë në masën e sigurisë “arrest me burg” 30 ditë. Kudret Memaga, Gentjan Dedja dhe Bledar Metko do të qëndrojnë me masën e sigurisë arrest 30 ditor si persona të dyshuar pjesë e skemës të mashtrimit me pasoja të rënda.

Report Tv është ndalur në historinë e lavazhierit Bledar Metko ku për Prokurorinë ai dyshohet si pjesë e evazionit ndërsa në realitet familja e tij jeton në skamje. Gjithë loja bëhet nga i ashquajturi hetim tatimor, një drejtori me një turmë të paaftësh, pjesë e tepsisë së LSI, që jo që nuk largohen por gradohen e pasurohen çdo ditë.

Aksione të tilla qesharake me vlera astronomike, janë një ogur i zi për bizneset që ndjehen të kërcënuar nga këto specialist, që evazionin nuk duhet ta lejojnë në terren dhe jo në dokumentacion, ku shumica e tregtarëve nuk janë të aftë dhe nuk kanë njohurit e duhura.

Bashkëshortja e tij, Lulëzime Metko, u shpreh se ata janë të varfër dhe jetojnë me qira. “Ne jemi të varfër, jetojmë me qira. Nga sot më nxjerrin jashtë nga shtëpia”-shprehet ajo.

Por si është përfshirë Bledar Metko në këtë skemë të evazionit dhe mashtrimit me TVSH? Në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit Bledar Metko, më 13 shtator 2018, ka regjistruar kompaninë BLE-Me-18 Invest. Kjo kompani ka një kapital prej 650.000 lekë dhe administrator i saj është Metko me një afat deri në vitin 2023.

Tregti, konsulencë, import-eksport, hidrosanitare, ndërttim dhe shitblerje, si dhe dhënie me qira automjetesh është objekti i kësaj kompanie e krijuar dhe zotëruar nga Metko që prej 72 orësh ka lënë bashkëshorten dhe djalin e mitur pa para për të blerë bukën dhe paguar qiranë e banesës.