Incidenti i mbrëmshme pas përfundimit të ndeshjes mes Tiranës dhe Kukësit ka bërë që të merren disa masa ndëshkuese.
Kështu ka filluar janë shoqëruar 12 tifozë, është ndëshkuar subjektit privat që Klubi Sportiv Tirana e kishte kontraktuar për garantimin e rendit dhe sigurisë, por edhe ndaj drejtuesve të Tiranës dhe drejtuesit e stadiumit “Selman Stërmasi”, për të cilët ka filluar procedimi penal.
Në një njoftim policia sqaron se “Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në përgjigjen e kthyer Klubit Sportiv “Tirana” e ka bërë me dije që nuk do të garantonte rendin dhe sigurinë para, gjatë dhe në përfundim të këtij aktiviteti sportiv, pasi nuk plotësonte kërkesat në bazë të ligjit nr. 79/2017 “Për Sportet” dhe ligjit nr.19/2016, ” Për masat shtesë të Sigurisë publike”.
Lidhur me situatën e krijuar ditën e djeshme pas mbarimit të ndeshjes Policia mori këto masa:
Me marrjen e informacionit ndërhyri në kohë për parandalimin dhe agravimin e mëtejshëm të situatës duke larguar tifozat nga fusha drejt vëndëqëndrimit fillestar.
Policia thotë se pas ndërhjes, bëri menjëherë kapjen dhe shoqërimin pranë Komisariatit të Policisë Nr.2 të 12 tifozave prishës të rendit dhe të sigurisë