Një ngjarje e rëndë është shënuar në Uashington, ku sherri mes dy pilotëve në ajër bëri që avioni të rikthehet në pistë aty ku ishte nisur.
Avioni i kompanisë “Alaska Airlines” u nis nga Uashingtoni dhe kishte si destinacion San Franciskon, por e kreu fluturimin me dy orë e gjysmë vonesë.
Business Insider shkruan se në vonesë ndikoi edhe moti i keq, por mbi të gjitha fakti që avioni u detyruar të kthehej në pistë për shkak të mosmarrëveshjeve që patën pilotët.
Për këtë rast ka reaguar edhe kompania. “Kapiteni dhe ndihmësi i tij patën një “mosmarrëveshje profesionale”. Ata bënë gjënë e duhur duke u rikthyer në pistë”, tha kompania, e cila më pas ndërroi të dy pilotët dhe avioni u ngrit sërish për fluturim.