osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Sherri me armë në Kamëz, policia zbardh ngjarjen: Ja si nisi konflikti

Sherri me armë në Kamëz, policia zbardh ngjarjen: Ja si nisi konflikti

Policia e Tiranës ka arritur të zbardhë ngjarjen e një nate më parë në një lokal në periferi të kryeqytetit në zonën e Kamzës, ku si pasojë e një konflikti mes disa të rinjve pati edhe të shtëna me armë zjarri. Ka qenë një sherr banal i momentit, që ka kulmuar deri dy në dy të shtëna në ajër, krisma të cilat i kanë tronditur banorët e zonës.

Për këtë ngjarje policia ka shoqëruar shtatë persona Ardjan Shima, 37 vjeç, Klejdian Deliu, Elfjord Deliu, Shkëlzen Xhanari, Gentjan Neli, Renaldo Dragjoshi dhe Andi Karaj (Metaliu), 35 vjeç. Në ambientet e një lokali në Laknas, Ardjan Shima, Klejdian Deliu, Gentjan Neli, Shkelzen Xhanari dyshohen se gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me grushta shtetasin A. Karaj, ku më pas shtetasi Ardjan Shima dyshohet se ka qëlluar dy herë me armë zjarri.

Ardjan Shimës iu gjet dhe sekuestrua edhe arma e përdorur në këtë ngjarje e tipit pistolete së bashku me 11 copë fishekë, të cilën e dispononte pa leje të organeve kompetente.


Pistoleta sekuestruar nga policia

Njoftimi i policisë: 
Tiranë

Nga Sektori për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me shërbimet e Policisë të Komisariatit nr 5, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

1-Ardjan Shima, 37 vjeç, banues në Kamëz Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, i dyshuar për vepren penale, ” Vrasje me dashje”e mbetur në tentative e kryer në bashkëpunim si dhe “Mbajtje pa leje të armeve luftarake” parashikuar nga neni 76-22-25 dhe 278 të Kodit Penal.

2-Klejdian Deliu, 35 vjeç, banues në Koder Kamez Tiranë, i dyshuar për vepren penale , ”Vrasje me dashje” e mbetur në tentative e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 76-22-25 te Kodit Penal.

3-Elfjord Deliu, 23 vjeç, banues në Laknas Tiranë, i dyshuar për veprën penale ”Vrasje me dashje” e mbetur në tentative e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 76-22-25 të Kodit Penal.

4-Shkëlzen Xhanari, 33 vjeç, banues Koder Kamez Tiranë, i dyshuar për vepren penale, ”Vrasje me dashje” e mbetur në tentative e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 76-22-25 te Kodit Penal.

5-Gentjan Neli, 36 vjeç, banues në Kamëz Tiranë, i dyshuar për vepren penale ”Mos kallzim krimi”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

6-Renaldo Dragjoshi, 29 vjeç, banues në Laknas Tiranë , i dyshuar për vepren penale ”Mos kallzim krimi”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

7-Andi Karaj (Metaliu), 35 vjeç, banues në Laknas Kamëz , i dyshuar për vepren penale ”Mos kallzim krimi” parashikuar nga neni 300 Kodit Penal.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi më datë 23.03.2018 në Laknas Tiranë, në një lokal shtetasit Ardjan Shima, Klejdian Deliu, Gentjan Neli, Shkelzen Xhanari dyshohen se gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me grushta shtetasin A. Karaj, ku më pas shtetasi Ardjan Shima dyshohet se ka qëlluar dy herë me armë zjarri.

Ndërsa shtetasit Renaldo Dragjoshi Gentjan Neli të cilët pasi ishin prezent në këtë konflikt, deri në momentin e identifikimit dhe shoqërimit nuk kanë kallzuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur.

Gjithashtu shtetasit Ardjan Shima iu gjet dhe sekuestrua edhe arma e përdrur në këtë ngjarje e tipit pistolete së bashku me 11 copë fishekë, të cilën e dispononte pa leje të organeve kompetente.

Materjalet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për vepren penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentative e kryer në bashkëpunim për shtetasit Ardjan Shima, Shkelzen Xhanari, Elfjord Deliu, Klejdjan Deliu, dhe për veprën penale ”Mos kallzim krimi” për shtetasit Renaldo Dragjoshi, Gentjan Neli dhe Andi Karaj.

l.q.