Akademiku Artan Fuga ka komentuar përplasjen e deputetëve të PD me kryebashkiakun Erion Veliaj në Komisionin e Medias. Fuga shkruan në ‘Facebook’ se akte të tilla vagabondazhi me ordinerë nuk i sheh në asnjë pijetore në Shqipëri.
Sipas tij, kjo ndodh në Komisionin e Medias, në arsim, kulturë dhe kaq mjafton për të na hedhur tej.Une kam turp nga aktet e vagabondazhit me ordiner, qe nuk i sheh ne asnje pijetore ne Shqiperi, te cilat ndodhen ne komisionin e media, arsim, kultures, me rastin e ceshtjes te teatrit. Mjafton aq per te na hedhur tej
(Postimi i Artan Fugës)