Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Sarandë. Mësohet se është plagosur bodigardi i një diskoje në qytetin jugor. Report Tv mësoi se është qëlluar me armë 31-vjeçari Adrian Rako, banues në Konispol, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur pas një sherri në diskon ‘Mango’, në zonën e quajtur ‘Kanali i Çukos’, ku ka marrë plumba një 31-vjeçar, emri i të cilët nuk bëhet ende i ditur. Ndërkohë, policia pritet të zbardhë ngjarjen dhe detajet e sherrit në disko në vijim.
Informacioni paraprak i policisë:
Më datë 02.06.2018, rreth orës 03:10, në lagjen ”Nr.1”, jashtë ambienteve të një lokali është plagosur në shpatull me armë zjarri, (me një plumb rikoshetë) shtetasi A.R., 31 vjeç, banues në Konispol, (aktualisht jashtë rrezikut për jetën).
Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 predhë fisheku pistolete dhe 1 automjet BMW i cili dyshohet se mund të jetë i autorit.
Për arsye hetimore nuk bëhen të ditura të dhëna të tjera. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.