Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Elbasan, Luciano Boçi dhe biznesmeni Gjergj Luca, janë konfliktuar fizikisht mes tyre në një lokal. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një lokal në Labinot.
Pas sherrit fizik, si Luca, ashtu edhe Boci kanë denoncuar njëri-tjetrin në polici. Çështja i është referuar prokurorisë, që po heton ngjarjen e turpshme si për kandidatin për deputet dhe biznesmenin e njohur.
Luçiano Boçi ka sqaruar përplasjen me Gjergj Lucën, se ishte në një takim elektoral dhe biznesmeni i është afruar, duke e provokuar dhe ofenduar, madje e ka kërcënuar me jetë.
“Isha në një takim elektoral në Labinot, Ku z.Luca ka disa biznese. Kisha një takim me demokratët dhe ai është afruar duke më ofenduar dhe më pas ka pasur një përplasje fizike.
Gjate përplasjes më ka kërcënuar me jetë. Menjëherë pas incidentit i jam drejtuar organeve ligjzbatuese për të kryer procedurat”, ka thënë Boçi.