Zamir Sukniqi, ish-drejtor i Agjencisë së të Drejtave të Autorit, është proceduar penalisht nga Policia e Tiranës, pasi ka prishur mbledhjen e kësaj agjencie, dhe ka përdorur dhunë ndaj zyrtarëve të kësaj organizate.
Policia e Tiranës ka bërë shoqërimin e tij në komisariatin nr 2, ku më pas është liruar.
Zyrtarët e Agjencisë së të Drejtave të Autorit, kanë thënë se Sukniqi ka qenë i dehur. Ai është mbajtur disa orë në komisariat, dhe është vendosur që të ndiqet penalisht në gjendje të lirë.
Sukniqi u shkarkua nga detyra për keqmenaxhim dhe abuzim me fondet e kësaj drejtorie. Në kohën kur ishte drejtor, Sukniqi ishte në konflikt interesi pasi ishte aksioner në një kompani private.
Agjencia e të Drejtave të Autorit, është nën varësinë e Ministrisë së Kulturës. Kjo agjenci drejtohet aktualisht nga Sofjan Jaupaj