osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Sherr i fortë mes Dodikut dhe Kurtit dhe plani i SHBA për ti dhënë fund konfliktit në Ballkanin Perëndimor

Sherr i fortë mes Dodikut dhe Kurtit dhe plani i SHBA për ti dhënë fund konfliktit në Ballkanin Perëndimor

Kryeministri Albin Kurti është kthyer në shënjestrën edhe të serbëve të Bosnje Hercegovinës. Anëtari serb i Bosnjës, Millorad Dodik e ka quajtur Kurtin destabilizues të të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor. “Albin Kurti duhet të ndalojë destabilizimin e provincës jugore të Serbisë dhe njëherazi të gjithë Ballkanin Perëndimor. Duke bërë këtë, i gjithë Ballkani do të jetë i qetë”, u shpreh ai. Por Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të lejojnë të shpërthejë asnjë konflikt, pasi po investohen edhe më fuqishëm pas luftës Rusi-Ukrainë. Gabriel Eskobar, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, ka thënë se Ballkani Perëndimor e ka vendin në Bashkimin Evropian. Amerikanët së fundmi po ushtrojnë presionin në institucionet e BE-së për të përshpejtuar procedurat e integrimi, si çelësi për të zhdukur çdo konflikt. Escobar ka thënë se Bosnjë-Hercegovina, është shteti më i korruptuar në Evropë dhe akuzoi politikanët atje për “korrupsion nën maskën e interesave kombëtare”.

Ja pse Dodik sulmoi Kurtin

Deklarata e Dodik, erdhi pasi kryeministri Kurti foli për Republikën Serbe në Bosnje Hercegovinë, për të cilën tha se është destabilizuesja e rajonit.

Anëtari serb i Bosnjës ka folur me gjuhën e Presidentit Aleksandër Vuçiç, pasi e ka quajtur Albin Kurtin mashtrues dhe Kosovën një shtet të rremë.

“Nuk pritet asgjë përveç gënjeshtrave nga kryeministri i rremë i shtetit të rremë. Kurti njihet si njeri që nuk i respekton marrëveshjet dhe që destabilizon jugun e Serbisë herë pas here dhe tani i ka dhënë vetes të drejtën për të dhënë mend në rajon”, u shpreh Dodik.

I pari i Republika Srpskas i ka mëshuar idesë së tij për ndarjen nga territori i Bosnje Hercegovinës dhe bashkimin e saj me Serbinë. “Kur Kurti guxon të komentojë Republika Srpskan, atëherë do të ishte më e udhës që Republika Serbe të gëzojë të njëjtin status si Kosova”, përfundoi ai.

SHBA siguri për Ballkanin Perëndimor

I dërguar Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se i inkurajon të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor për t’u angazhuar drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Zyrtari i lartë nuk beson që një konflikt mund të shpërthejë në Ballkan.

Ai tha se shtetet e këtij rajoni janë zotuar që të mos e lejojnë të ndodhi kjo gjë. “Arsyeja është pjesërisht edhe sepse shtetet e këtij rajoni janë zotuar që të mos e lejojnë të ndodhi kjo gjë. Ky premtim është dhënë nga të gjitha shtetet, përfshirë Serbinë dhe Bosnjë Hercegovinën”, ka thënë Escobar.

Escobar e cilësoi Bosnje e Hercegovinën, si shtetin më të korruptuar në Europë dhe akuzoi politikanët atje për “korrupsion nën maskën e interesave kombëtare”. Ai ka thënë se SHBA është e fokusuar që të zgjidhë problemet e Ballkanit Perëndimor.

“Ndonëse shumë shtete në Ballkanin Perëndimor janë të cenueshme, mendoj se vëmendja që po i jep BE-ja dhe SHBA-ja, do të ndihmojë që të izolohen të gjithë mekanizmat potencialë destabilizues”, ka theksuar ai. Sipas Escobar, shtetet e BP janë të përkushtuara për misionet humanitare dhe zbutjen e krizës.

Përkushtimin e vullnetin të mirë, sipas tij, e dëshmojnë edhe votimet e unifikuara të rezolutave në OKB që dënojnë Rusinë. “Me këtë gjë në mendje, të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor janë zotuar për të ndihmuar përpjekjet humanitare, dhe vërtetë e bëjnë të gjithën që kanë premtuar.

Si dhe, secili vend në Asamblenë e Përgjithshme, ka votuar në dënim të invazionit rus. Kështu që, mendoj se ky rajon do të bëjë një kontribut pozitiv drejt stabilitetit të krizës”, ka theksuar ai. Në intervistën për median kroate N1, Escobar ka thënë se të gjitha shtetet që i janë bashkuar BE-së, janë bërë më demokratike. Prandaj, ai ka sugjeruar që këto aspirata t’i kenë edhe shtetet ballkanike.