osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shërbimet Financiare, kapitulli ku Shqipëria lë pas gjithë vendet e tjera kandidate në BE! Kapitujt e tjerë arrijmë vendet që kanë vite që kanë çelur negociatat

Shërbimet Financiare, kapitulli ku Shqipëria lë pas gjithë vendet e tjera kandidate në BE! Kapitujt e tjerë arrijmë vendet që kanë vite që kanë çelur negociatat

Shqipëria ka shënuar progres të konsiderueshëm në negociatat me BE-në për Kapitullin 9, “Shërbimet Financiare”. Sipas një vlerësimi krahasimor, edhe referuar progresit të bërë nga vendet e tjera të rajonit, rezulton se Kapitulli 9 është i vetmi ku Shqipëria lë pas të gjitha vendet e tjera, përfshirë edhe Malin e Zi e Serbinë, që i kanë hapur negociatat shumë vite përpara vendit tonë.

Përgjithësisht në kapitujt e tjerë vendet e Ballkanit Perëndimor janë thuajse në stade të ngjashme përafrimi, në vlerësimin më të fundit të dhënë nga Komisioni Evropian, përmes Paketës së Zgjerimit dhe Raporteve të Progresit, të publikuara dy ditë më parë.

Referuar “Shërbimeve Financiare”, ku përfshihen sektori bankar, ai i sigurimeve, pensioneve vullnetare, si edhe shërbimet e investimeve dhe tregjet e kapitalit, Komisioni Evropian, në Progres Raportin e fundit ngriti me një shkallë vlerësimin për Shqipërinë sa i përket avancimit në procesin përafrues dhe harmonizues me kuadrin ligjor e nënligjor të BE-së.

Kështu, nga “mesatarisht i përgatitur”, shkalla e pestë e vlerësimit, nga 9 shkallët në total, Shqipëria referuar këtij kapitulli është ngjitur në shkallën e gjashtë të vlerësimit, “mesatarisht i përgatitur/nivel i mirë përgatitjeje”. Vlerësimet për shtetet e tjera të rajonit në këtë kapitull variojnë nga shkalla e katërt e vlerësimit në shkallën e pestë.

Negociatat për këtë kapitull përgjatë viteve të fundit janë drejtuar nga Ministri aktual i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, në periudhën kur drejtonte Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare. Ministri e mbajti detyrën e Negociatorit për Kapitullin 9 deri në 14 shtator 2023.

Delegacioni shqiptar mori pjesë në takimet për procesin e screening të kapitujve vitin e kaluar, si edhe në Takimet Bilaterale Shqipëri-BE për kapitullin 9 në shkurt të këtij viti. Ekspertët e Komisionit Evropian vlerësuan progresin e konsiderueshëm të realizuar nga Shqipëria në fushën e “Shërbimeve Financiare”, sa i përket plotësimit të rekomandimeve dhe përafrimit ligjor e rregullator në Kapitullin 9.