Shërbimet sekrete amerikane vazhdojnë me linjën e transparencës së madhe në lëvizjet e VladimirPutinit. Askush nuk i kishte besuar paralajmërimet që vinin nga SHBA për pushtimin e afërt rus të Ukrainës. Tani pas dy javë prestigji për 007 amerikanë ka kapur majat e suksesit duke u konsideruar si institucioni më i besuar në botë për informacionin në spiunazh.
Ditën e djeshme AvrilHaines (drejtor i inteligjencës), William Burns (kreu i CIA-s) dhe Christopher Wray (kreu i FBI-së) vlerësuan situatën në Dhomën e Përfaqësuesve.
Priscilla Ruggiero raportoi për IlFoglio atë që pohohej nga personalitetet më të rëndësishme të shërbimeve sekrete amerikane: Putini u portretizua si një njeri “i izoluar dhe i zemëruar”, si dhe i pakënaqur me ecurinë e luftës dhe vështirësitë e trupave të tij. Por mjerë kush mendon se presidenti rus mund të bëjë një hap prapa, në të vërtetë, gjendja e tij aktuale mendore mund ta sjellë konfliktin në “nivele edhe më të rrezikshme”.
Sipas Haines, java e ardhshme “do të jetë një javë e keqe”, në të cilën situata “mund të shkaktojë tronditje”. Burns shtoi se Moska ka të ngjarë të “dyfishojë forcat e saj dhe të përpiqet të shtypë ushtrinë ukrainase pavarësisht nga viktimat civile.
Numri një i CIA-s theksoi gjithashtu se ai nuk e konsideron Putinin një të çmendur, por një njeri “të zemëruar dhe të frustruar”, i cili ka kultivuar “një kombinim shpërthyes pakënaqësie dhe ambicieje për shumë vite”. Udhëheqësi i Kremlinit “nuk mund të përballojë humbjen”, edhe për shkak të izolimit të tij: rrethi i tij i këshilltarëve është gjithnjë e më i kufizuar . Prandaj, sipas inteligjencës amerikane, lufta së shpejti do të përshkallëzohet dhe do të rezultojë në më shumë vdekje.