Kreu i qeverisë përmes një videoje të postuar këtë mëngjes ka njoftuar se shërbimi shëndetësor për sytë do të jetë falas për të moshuarit.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë mëngjes me ndjekësit e tij në Facebook një video nga ambientet e Spitalit Francez, në QSUT.
“Shërbim të ri shëndetësor falas për dritën e syve të më të moshuarve, falë reformës që vazhdon duke hedhur një hap çdo ditë”, ka shkruar ndër të tjera Edi Rama.
Postimi i plotë:
Mirëmëngjes, dhe me një shërbim të ri shëndetësor falas për dritën e syve të më të moshuarve, falë reformës që vazhdon duke hedhur një hap çdo ditë, në rrugën e gjatë e të vështirë të kalimit të shëndetësisë sonë nga errësira mesjetare e pesë viteve më parë, në Shqipërinë që duam për fëmijët tanë, ju uroj një javë të mbarë.