Qëllohet me a.rmë zjarri anëtari i b.andës së Lul Berishës, Julian Meçe. Ngjarja ka ndodhur pasditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, në rrugën dytësore në Maminasit.
Mësohet se nga breshëria e p.lumbave kanë ngelur të p.lagosur edhe disa kalimtarë.
Si pasojë e të shtënave, Julian Meçe dhe të p.lagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit, ku edhe po marrin edhe ndihmën e parë mjekësore.
Mësohet se në momentin kur është qëlluar ndaj tij, Meçe ka qenë duke udhëtuar me makinë.
Pasi kanë kryer a.tentatin, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja, ndërsa policia ka ngritur postblloqe për të bërë të mundur kapjen e tyre.