osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

SHENIM: Refik, është KF Tirana jo KF LSI-Jalë!

SHENIM: Refik, është KF Tirana jo KF LSI-Jalë!

Refik Halili, presidenti i skuadrës së Tiranës, që për tifozët bardheblu ka vite që nuk njihet më si i tillë, por vetëm si një pazarxhi, borxhli, mashtrues etj, është keqtrajtuar në mënyrë të shëmtuar nga presidenti karagjoz i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Ai sot ka urdhëruar në mënyrë të turpshme stafin e klubit të tijë që përmes një deklarate qesharake për shtyp dhe aspak profesionale të sulmojë gazetën “TemA”, sulm që kishte si synim për t’i shërbyer Ilir Metës.

Në gjithë atë paçavure të shkruar në reagimin e klubit të Tiranës, pyetja që lind është, se si ka mundësi që klubi më i titulluar në Shqipëri, është i mbushur me një tuf personash që nuk kuptojnë dhe as dinë të lexojnë, duke rënë pre e një zëdhënsi që përdoret si zagar nga presidenti Ilir Meta.

Në lajmin e Gazetës TemA, ku presidenti Ilir Meta ka shkelur haptazi në mënyrë skandaloze ligjet shqiptare, me pajisjen me pasaportë shqiptare të futbollistit afrikan, në lajm e përcjellë nga ne është shkruar tekstualisht që vijon dhe i qëndrojmë ende shkrimit, se “Ai mund të pajisë nësër me pasaportë shqiptare edhe terroristët pasi tashmë me Metën president s’duhet të plotësosh asnjë kriter për të marrë nënshtetësinë shqiptare”.

Një fjali që nuk e etikiton as lojtarin dhe as klubin e Tiranës si terrorist, por shpjegon mënyrën se si Ilir Meta i ka kthyer dhënien e shtëtësive shqiptare si qoka, dhe nesër duke pasur parasysh rrjedhjen psiqike të tij, nuk është çudi që dhe ndonjë terrorist ta pajisë me pasaportë shqiptare.

Megjithë shpjegimin, klubi i Tiranës është keqpërdorur në mënyrë të shëmtuar duke u kthyer si një Institucion politik në shërbim të presidentit Ilir Meta.

Një tjetër fjali që ishte po aq qesharake në deklaratën e Tiranës ishte dhe pjesa ku ky klub theksonte se “Gazeta TemA” na ka sulmuar vazhdimisht. Gjë që nuk është aspak e vërtetë, madje i kemi thurur elozhe kur kjo skuadër ka arritur suksese si në edicionin e fundit ku u shpall kampion, apo dhe në sfidat që zhvilloi në Kupat e Europës.

Por, nuk mund të heshtnim kur po ky klub në sfidat e Kupës së Shqipërisë kundër Bylisit, hapi portën në mënyrën më skandaloze që mund të ndodhte.

Një sfidë që natyrisht do mbetet një njollë që nuk do t’i hiqet klubit të Tiranës, që sot e kësaj dite vijon të jetë nën hetim për trukim, dhe presidenti Refik Halili nuk ka marrë ende asnjë masë, por del e “qan” nëpër televizione se si ia kanë “hedhur pas krahëve”, apo justifikime se në atë ndeshje janë humbur shuma të mëdha parash, ndërkohë që në bastet e nxjerra ishin fituar plot 500 mijë euro. Dhe hajde besoji zërit sikur qan të Refik Halilit.

Mund t’i besojmë hallet e tjera personale që ka, që është nga presidentët më me shumë borxhe në Superligën Shqiptare dhe fal një mardhënie miqësie të tij me Armand Dukën, klubi i tij është lejuar të linçensohet jashtë ccdo rregulli në kampionat.

Dallaveret e tij janë të shumta, dërisa po e përdor dhe klubin e Tiranës si një Institucion politik duke e vendosur në shërbim të presidentit të vendit që i ka bërë një nder të paligjshëm.

Dhe rasti i sotëm i reagimit të Tiranës, i urdhëruar nga Ilir Meta dhe i zbatuar nga Refik Halili, është rasti tipik se si një borxhli është i marrë peng, për të “shpëtuar” kokën e tij duke kryer veprime nga më të ultat.

Dhe Refik Halili është një shembull i tillë. (TemA)