osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

SHËNIM/ “Lëvizja për Taulantin”

SHËNIM/ “Lëvizja për Taulantin”

Taulant Muka do të jetë zëvendësministri më i ri i qeverisë së tanishme Rama. Do të jetë në dikasterin e Arsimit dhe të Sportit, dhe, si duket, edhe ai do të vijë nga Holanda.

Është pa dyshim emërim i papritur, i cili ka ngjallur diskutime të shumta, disa të ashpra dhe të çuditshme.

Taulanti ka qenë deri më tani njëri ndër kritikët e ashpër dhe të papërmbajtur të qeverisë; një ndër ata që, publikisht, ka bërë thirrje për rrëzimin e saj përmes lëvizjeve masive, duke kërkuar “të mblidhemi në shesh për ta hedhur”, këtë qeveri që drejtohet nga “i madhërishmi” që, gjithnjë sipas Taulantit, “shet dështimet si sukses”.

Taulant Muka zëvendësoi në detyrën që porsa mori Ervin Demon, i cili u akuzua publikisht nga vetë Muka për plagjiaturë. Demo u largua; për këtë shkak janë larguar nga detyra e nga jeta politike edhe figura të tjera në politiken europiane, siç ndodhi me njeriun që mendohej se ishte zëvendësi i domosdoshëm i zonjës Merkel.

Por është hera e parë që denoncuesi ulet në karrigen e atij që denoncoi.

Lejtmotivi i reagimit të njerëzve shtron pyetjen kryesore: Përse Edi Rama thirri në qeverinë e tij, në njërin nga dikasteret më të rëndësishëm, një kundërshtar, një figurë që ishte pjesë e mendimit politik të opozitës e që ishte i gatshëm të blejë biletën e avionit për ta shembur pikërisht qeverinë ku është thirrur për të qenë pjesë?

Nuk kishin socialistët një figurë të tillë, po aq, në mos edhe më të specializuar, që pjesëmarrjen në qeverisje e ka jo vetëm pasion, por edhe dëshirë për të realizuar pjesë të atij programi madhor të shtruar në fushatat zgjedhore?

Sigurisht që socialistët janë struktura politike më e emancipuar e shoqërisë shqiptare dhe në radhët e saj ka intelektualë të vlerave të veçanta.

Por ka diçka thelbësore që u ka shpëtusr kritikëve të emërimit. Nisur nga identikiti social i zv.ministrit të ri, aktiviteti, rrethanat, statura publike, formimi akademik, ky emërim nuk është joshja tipike e një kundërshtari.

Më tepër se joshje duket një përballje mes asaj që Taulant Muka ka qenë i aftë të denoncojë nga jashtë dhe asaj që mund të bëjë duke qenë brenda. Kryeministri i Shqipërisë, në këtë rast, përmes një shembulli pa precedentë, i ka thënë shumë mirë që denoncove një plagjiaturë, ke bërë mirë që na ke kritikuat, tani, eja, na njih, njihe punën tonë, merre kazmën e puno, sepse asnjë vresht nuk bëhet me gjë tjetër, veçse me shata e lopata.

Taulant Muka, megjithë kundërshtimin e tij ndaj qeverisë Rama, pasi pranoi, ka shansin të tregojë se mund të punohet ndryshe, se nga fjalët e hedhura dikur mund të kalojë në një punë konkrete, e cila, nëse është e frytshme do të dëshmojë se e ka pasur seriozisht trazimin e tij për vendin dhe, nëse do të fillojë të nëpërkëmbet nga opozita, qoftë si deviator apo i paaftë, do të provojë se jo gjithnjë gurët e hedhur ndaj qeverisë janë të saktë dhe të duhurit.

Asnjë shef qeverie nuk e ka bërë këtë. Nuk ka ndodhur deri më tani që drejtuesi i qeverisë të thërrasë dhe të bëjë ftesë për të bashkëqeverisur një kritik të tij, i cili duket ndër radikalët e epërm.

Nuk ka asnjë rast tjetër dhe nuk mund të kishte nën qeverisjen e atyre që e heqin veten për të djathtë, apo si forcë politike moderne europiane, kur në të vërtetë janë anadollakët e politikës shqiptare. Nuk mund të mendohej Berisha që të thërrasë në qeverinë e tij dikë që bën thirrje të mblidhen në shesh dhe të rrëzojnë atë vetë.

Socialistët nuk kanë pse e marrin shembullin e mësipërm sikur Rama shiti interesat dhe vetë Rilindjen. Nuk ka vend për asnjë anatemim të qeverisë Rama, të atij vetë dhe i forcës politike vendosëse të tij.

E para, nuk duhet harruar se askush nuk është i tepërt dhe askush nuk është i vonuar për të dhënë më të mirën e tij, duke e provuar veten se sa i ka aftësitë.

E dyta, falë Ramës, Taulanti dhe të gjithë ata si ai mund të mësojnë sa e lehtë ështe të hedhësh gurë kur je jashtë së tërës dhe sa e vështirë të ndërtosh kur je brenda saj./DITA