Ka disa menyra per ta rilexuar historine e ketij vendit tone, le te themi tashme, njeqind viteve te fundit. Te gjithe jemi mesuar me ate rilexim skolastik qe na ofrohet qe ne bankat e shkolles ne librat e lendes se Historise.
1912, shpallja e Pavaresise, parlamentarizmi i thyer nga mbreterimi zogist, pushtimi, lufta nacionalclirimtare, me pas komunizmi, diktatura, pluralizmi, etj, etj. Jo pa dihatje vijme deri sot.
Nderkohe, ndersa shoh kerricin te pellase nga tribuna e Nevojtores, nje tjeter rilexim me vjen ndermend. Pak me pak historik e pakez me shume social dhe kulturor. Nese e mendojme 100 vjecarin e fundit, gjejme personazhe si ky pafund.
Njerez si ky qe skane asnje kufi, as kufi etik e as moral. Njerez qe vetem pse arrijne ta mendojne dicka, e duan dhe jane gati te bejne gjithcka per te arritur ate cka duan.
Njerez qe s’ kane frike asgje: nuk kane frike zotin sepse me gjithe mekatet qe mbajne mbi krye, asgje s’u ndodh; nuk kane frike shoqerine sepse me gjithe gjemat qe i kane shkaktuar asaj, asgje s’ u ndodh.
E pra, keta njerez e kane te sprovuar qe egon e tyre asgje nuk e ndal dot. Nje shoqeri qe nuk ka mekanizma qe ta mbroje veten nga tipa si ky, eshte e denuar te vuaje.
Keta tipa bejne karriere sepse vete sistemi i karrieres i pranuar shoqerisht ne kete vend, eshte turkoshak e anadollak. Derisa te vijojme te kemi kanale preferienciale te karrieres kaq banal e primitiv, ky tipi do vijoje te mbreteroje ne subkonshin dhe fantazine e te gjitheve.
Keta njerez i imponohen shoqerise sepse vete shoqeria mendon dhe vepron si ky. Kush mendon se duke respektuar sistemin, duke ndejtur ne rradhe e duke pritur qe shoqeria ti jape ate qe meriton, rri si guhak dhe pret te gjykohet nga tipa si ky apo te tjere si ky, qe po imponohen per shkak te privelegjeve personale dhe familjare.
Prandaj, aty ku sistemi eshte thjesht nje justifikim qe tipa si ky te bejne perpara, te rrish e te presesh qe gjerat te ndryshojne eshte thjesht humbje kohe.