osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

SHENIM: Bifteku i ministrave të Ramës dhe pasuria e shtuar e Lulzim Bashës (Foto)

SHENIM: Bifteku i ministrave të Ramës dhe pasuria e shtuar e Lulzim Bashës (Foto)

Kryetari i opozitës Lulzim Basha, sot sërish ka reaguar në lidhje me darkën e famshme të katër ditëve më parë të një pjese të kabinetit qeveritar, të shoqëruar nga biznesmeni Samir Mane, të cilët ishin të ftuar nga një grup investitorësh në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Një darkë, që u tha nga kryeministri dhe nga pjesëmarësit që fatura ishte paguar nga mikëpritësit, krijoi shumë reagim në rrjet, edhe politikisht, por në fund palët u justifikuan me faktin se çdo pagesë ishte bërë nga pala mikëpritëse dhe tentuan që të qetësonin dallgën e ngritur.

Në fakt, edhe sikur ajo që thotë qeveria dhe aktorët që ishin në tavolinë të jetë e vërtetë, minimalisht atje ka një konflikt interesi, por gjithsesi opozita është në të drejtën e saj të ngrejë zhurmë dhe të flas fort për këtë çështje.

Nga ana tjetër, kjo opozitë do të ishte shumë më e besueshme dhe e vërtetë në rast se nuk do të kishte prerë videon apo të sillej me ngjarjen në mënyrë selektive, pra të përjashtonte disa personazhe atje, përfshirë jo vetëm biznesmenin Samir Mane, por edhe drejtorin e Marrëdhënieve me Publikun të kryeministrit Endri Fuga, bashkëshorten e tij që ndodhej në tavolinë dhe të tjera personazhe.

Nga ana tjetër kjo do të ishte edhe më e besueshme po ta fliste dikush tjetër dhe jo Lulzim Basha. Pse jo? Sepse Luli përmend biftekun dhe thotë se pasuritë e ministrave u shtuan gjatë qeverisjes dhe ishte skandal që fakti që ata po hanin biftek tek Nusreti në Dubai.

Së pari, Lulzim Basha është një personazh i cili ka shtuar pasurinë më shumë sesa ministrat e Edi Ramës. Pra kur Luli flet për shtim pasurie, duhet të ketë parasysh me kë e krahason veten.

E në rast se krahasimi është se Lulzim Basha e ka shtuar pasurinë më pak sesa ministrat e Edi Ramës, kjo është një çështje që duhet ta diskutojë me kryeministrin dhe jo me opinionin publik, pasi Lulzim Basha në këto 7 vite në opozitë si kryetar i saj dhe Partisë Demokratike thjesht dhe vetëm ka shtuar pasurinë. Po të bësh krahasimin e deklaratave me ministrat e Edi Ramës, del më shumë, por ndoshta Luli ka edhe pretendime.

Nga ana tjetër, faktet thonë që Lulzim Basha ka marrë vila tek oligarkët, pasi sulmoi ata siç është rasti i Agron Papulit. Ka marrë vila tek Vala Mara në Gjirin e Lalzit, sërish këto vila të ndërtuara nga oligarkët. Pra pasuria e tij është shtuar me shumë vila, ndoshta dhe me shumë para dhe duket se është vërtet një njeri që pasurohet në opozitë çuditërisht, pa folur këtu për familjarët e tij, bizneset e zhvilluara e të tjera si këto, që po ti krahasonim me qeverisjen e vendit, duken raketë e zhvillimit ekonomik.

Prandaj kur Luli flet për ministrat e Ramës, për biftekun e tyre, ka diçka që nuk shkon. Sepse nuk është thjesht dhe vetëm çështje mishi.

Se sado që të pasurohen, po e marrim të mirqenë apo të korruptuar qofshin, nuk na rezulton të jenë pasuruar kaq shumë sa Lulzim Basha, ose të paktën nuk bëjnë zullumin publik që bën Luli, i cili jo vetëm pasurohet si kryetar opozite, por edhe e reklamon luksin e shfrenuar ku jeton dhe nga dëshira e madhe për tu bërë kryeministër ka filluar të lëvizë edhe si kryeministër me eskorta të mëdha, me shpenzime marramendëse thjesht dhe vetëm për të rivalizuar Edi Ramën në çdo pamje edhe fushë. Tani ka ngelur thjesht dhe vetëm të bëjë një bunker afër tij, pasi të zgjidhë më parë debatin pse ministrat e Edi Ramës janë pasuruar më shumë se Lulzim Basha./CNA.al