osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

SHËNIM/ Akuza më e rëndë për Shkëlzenin, është tërheqja e disa dëshmitarëve nga akuzat

SHËNIM/ Akuza më e rëndë për Shkëlzenin, është tërheqja e disa dëshmitarëve nga akuzat

Pjesa më e madhe e shtypit shqiptar nën kontrollin e milionave të Shkëlzen Berishës, po përpiqet të pastrojë nga historia kriminale djalin e ish-kryeministrit, duke përdorur si argument faktin, që disa dëshmitarë që bën deklarata kundër tij më pas u tërhoqën.

Luan Hoxha ish Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i cili me kërkesë të tij shkoi në ambasadë amerikane në Tiranë dhe rrëfeu për Shkëlzen Berishën, nuk u tërhoq nga deklarata, deri sa ajo u bë publike në Wikeleaks.

Kur u bë publike nga Wikeleaks, natyrisht që nuk e pohoi publikisht. Ku ta pohonte në një shtet ku ligjin e bënte banditi që ai kishte denoncuar. Tërheqja e tij është një akuzë më e fort për Shkëlzen Berishën dhe pushtetin e babait të tij.

E njëjta gjë ndodhi dhe me Kosta Trebickën. Pasi Shkëlzeni e takoi natën në një makinë siç e përshkruan Kosta, para Universitetit, duke hyrë brenda veturës, ai ja paska pohuar atij se s’ka gjë me të, dhe tërhiqet nga deklarata.

Pas kësaj, gruas së tij të dytë, ju dha licenca e një universiteti në ortakëri me gruan e Bujar Nishanit. Dhe Kosta u gjet i vrarë i vetmuar mes maleve.

Për ta kuptuar sa e rënd është kjo gjë, pyesni vajzën e Kosta Trebickës, dëshminë e së cilës e përshkruan vendimi i zbardhur i Gjykatës së Floridës:

“Lawson gjithashtu komunikoi me vajzën e ndjerë të Kosta Trebicka, e cila i tha atij se ajo e konsideronte Paditësin Shkëlzen Berisha, një të dyshuar në vdekjen misterioze të babait të saj.

Ajo i tha Lawson se babai i saj, kishte thënë se u përjashtua nga marrëveshja e ripaketimit të AEY-së, sepse “biri i Berishës… e donte atë për vete”. Dhe kjo është një akuzë dhe më e rënd se sa vet ajo që ka thënë Kosta më parë.

Por gjëja më e idiote është përdorimi i deklaratës së Diverolit në gjyq në SHBA për deklaratën për Shkëlzenin. Diveroli ka bërë një deklaratë rekomanduar nga avokatët pasi po të pranonte para gjykatës se ai kishte vepruar nën urdhrat banditeske të djalit të kryeministrit dënohej edhe për korrupsion aktiv.

Por Gjykata e Floridës e ka zgjidhur këtë situatë duke ju referuar Podrizkit, i cili e ka identifikuar fotografinë e Shkëlzenit si njeriu që qëndronte pas asaj skene presioni.

Gjykata e Floridës e ka parë me vëmendje këtë histori të tërheqjes nga deklarata dhe e shkruan në vendim se “më vonë, “Diveroli dhe Trebicka i thanë Podrizkit se njeriu i heshtur dhe i paidentifikuar në takim ishte biri i kryeministrit shqiptar”.

Dhe ata mbajnë dëshminë e Podrizkit si të besueshme. Ndërkohë tabulatet telefonike të Shkëlzenit me Delijorgjin, përfshi dhe ditën e tragjedisë, shpjegojnë më së miri mënyrën si funskiononte grupi.

Çdo telefonatë e Delijorgjit me Shkëlzenin, paraprihet nga një telefonatë me Rahman Selmanllarin ose Ylli Pinarin, dhe pastaj pasohet sërish me ta.

Pra është e qartë se Shkëlzeni ishte njeriu që i jepte përgjigje gjithë halleve që lidheshin mes MEICO dhe Selmnallarit, që ishte formalisht përfaqësues i kompanisë amerikane SAC që i përdornin letrat në Gërdec.

Ky ritual telefonatash shpjegon më së miri kush ishin pronarët dhe përse flisnin me njëri tjetrin. Por që Shkëlzeni të jetë i qetë , është më mire të shkoj vet në Gjykatë dhe të kërkoj të gjykohet roli i tij në historinë e Gërdecit.

Në mediat e veta nuk sqaron dot gjë, bile s’po i bën më lëmsh gjërat. Sidomos kur je si provë se si i ka trembur dëshmitarët nën pushtetin e babait dhe si janë gjendur të vrarë maleve./TemA