osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shembjet te Unaza e Madhe, nga nesër kufizohet hyrja në Tiranë nga ish sheshi Shqiponja, rrugët alternative

Shembjet te Unaza e Madhe, nga nesër kufizohet hyrja në Tiranë nga ish sheshi Shqiponja, rrugët alternative

Drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupaj ka njoftuar planin për menaxhimin e trafikut për të shmangur dyndjen drejt rrethrrotullimit të Unazës së Re në fazën e tretë të punimeve që do të nisin nga dita e nesërme.

Ai tha se pjesë e këtij plani do të jetë udhëzimi i drejtuesve të automjeteve që vijnë nga Durrësi për të përdorur rrugën e Ndroqit, si dhe nga Rrogozhina drejt rrugës së Elbasanit. Jaupaj u shpreh se do të lihet një korsi emergjence duke qenë se për shkak të situatës së Covid-19, urgjencat mjekësore do të jenë më të shpeshta.

“Ne do të bëjmë ndryshim të planit të veprimit të policisë. Do të shkojmë forcat e policisë. Bashkia do na vijë në ndihmë me korsinë e emergjencës. Do mbajmë një korsi emergjencash ndërsa pjesën tjetër do ta menaxhojmë në tre korsi hyrjen në Tiranë. Do të menaxhojmë këtë trafik dhe kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve. Rruga e Elbasanit do të na ndihmojë. I bëj thirrje drejtueseve të mjeteve që e kanë të domosdoshme të vijnë në Tiranë të gjejnë rrugë alternative.

Mund të aksesohet edhe rruga e Ndroqit. Qytetarët të eliminojnë lëvizjet e pa domosdoshme nga dogana. Të përdoret edhe rruga nga Rrogozhina deri në Elbasan për të ardhur nga Rruga e Elbasanit. Nesër fillon prishja e godinave të shpronësuara për t’i hapur rrugë rrugës së Treshit. Do krijohet rrethrrotullimi në zonën e Astirit”, tha Jaupaj.

Ministrja e Energjisë Belinda Balluku tha këto punime do të zgjasin 4 muaj, ndërsa u shpreh se nga nesër do të nisë puna edhe për prishjen e banesave për ndërtimin e lotit të tretë. “Kemi ardhur në kantierin e Shqiponjës pas na duhet t’i tregojmë qytetarëve të Tiranës se këtu punohet ditë e natë. Deri tani punimet kanë qenë nëntokë. Qytetarët shikojnë bllokimin dhe mendojnë se nuk po punohet. Nyja e Shqiponjës është mjaft e rëndësishme dhe me tre nivele që do të shpërndajë të gjithë trafikun”, tha Balluku.

Drejtori i ARSH Ergys Verdho tregoi si do orientohet lëvizja e automjeteve përgjatë 4 muajve që do të kryhen punimet në këtë zonë. “Është kaluar çdo afat për punimet. Në fazën e parë dhe të dytë të menaxhimit të trafikut. Këtu vijnë nga Durrësi për në Tiranë. Faza e parë parashikonte punimet nga pjesa e Paskuqanit. Tubi i tretë vjen nga Pallati me Shigjeta. Këto janë realizuar. Faza e tretë e punimeve derivon në tubin e dytë dhe tubin e tretë.

Ky është operacioni më i vështirë që po kryejnë në këto momente. Plani i menaxhimit të trafikut na kërkon që këtë hapësirën ne ta bllokojmë në 4 muajt e ardhshëm. Më e forta është se ne do shkojmë deri te Astiri me një rrethrrotullim për ata që duan të hyjnë në Tiranë“, tha Ergys Verdho./mv. abcnews.al