Shefi i policisë së burgut të Peqinit, Besnik Kaptelli është shkarkuar nga detyra me motivacionin se është i papërshtatshëm.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se kryekomisari është shkarkuar para tre ditësh, pasi dyshohet se ka qënë i dënuar me 5 vite burg nga Gjykata e Torinos për shfrytëzim prositucioni.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se edhe nga ana e të burgosurve ka pasur ankesa të shumta lidhur me Kaptellin, të cilin e kanë akuzuar edhe per marrje ryshfeti.
Kaptelli ka qënë pjesë e burgjeve që në kohën kur në burgun e Peqinit u fut pajsia përgjuese IMSI catcher.
Në vendin e tij është emëruar Faik Basha, i cili ka mbaruar studimet e larta në akademinë ‘Skënderbej’ mbajtur disa detyra të larta. Ai ka qënë pjesë në disa misione paqeruajtëse jashtë Shqipërisë dhe ka qënë anëtar i forcave RENEA.
Basha është gjithashtu i afërm i Ibrahim Bashës, efektivit të forcave RENEA që humbi jetën në Lazarat gjatë operacionit për goditjen e gupeve kriminale.