sh-kryepolici i Ulqinit, Rudolf Elezoviç rezulton i zhdukur që prej datës 27 maj, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë të tij.
Mediat vendase shkruajnë se ish-shefi i policisë ka humbur gjurmët në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, më konkretisht në zonën mes fshatrave Pentar dhe Reç.
Ka qenë gruaja e tij, Marija Elezoviç e cila denoncoi zhdukjen, pasi nuk po arrinte të lidhej me bashkëshortin e saj.
“Telefoni i tij ishte fikur dhe gruaja e tij nuk ka komunikuar me të që nga ajo kohë (27 maji)”, ka thënë një burim nga grupi hetimor për mediat malazeze.
Humbja e tij ka ngritur në këmbë edhe policinë shqiptare ku mësohet se në bashkëpunim kanë qenë duke hetuar trafikun dhe goditjen e trafikut në dy anët e kufirit.
“Elezoviç ka kapërcyer kufirin disa herë kohët e fundit dhe ka qëndruar në Shqipëri”, shkruajnë mediat përtej kufirit.