Shefi Organizativ në Partinë Demokratike, Klevis Balliu thotë se qeveria e drejtuar nga kryeministri Edi Rama nuk duhet të shkarkohet, por të arrestohet dhe ka arsye të shumta për këtë.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Balliu u shpreh se skandali me inceneratorët apo futja në burg e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri tregon se qeveria është e korruptuar.
Në lidhje me aktivitetin politik të Partisë Demokratike në muajin shtator, Balliu deklaroi se aksioni ndaj qeverisë do të shtrihet në çdo cep të vendit.
“Përsa i përket qeverisë, kjo qeveri jo duhet të ishte shkarkuar, kjo qeveri ka një mijë e një arsye për t’u arestuar. Që nga inceneratorët, që nga Saimir Tahiri. Te incenertorët keni Erion Velian, duhet të arrestohet ai, ka firmosur. Rama thotë nuk kam firmosur, ka firmosur Veliaj. Ta marrë SPAK-u Veliajn.
Në këtë kontekst, përsa i përket aksionit opozitar, aksionit politik për qeverinë, të jeni të bindur që do jetë një aksion ballor dhe frontal në çdo cep të Shqipërisë, jo vetëm me protesta. Qytetarët kanë të drejtën e gjithë botës të ndërmarrin çdo lloj hapi deri në mosbindje civile, pasi kjo qeveri ka shkelur të drejtat e njeriut”, theksoi ai.