osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

SHBA zgjeron fashën e zyrtarëve që priten të shpallen “non grata”, a është Ilir Meta pjesë e “listës së zezë”?

SHBA zgjeron fashën e zyrtarëve që priten të shpallen “non grata”, a është Ilir Meta pjesë e “listës së zezë”?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duken të vendosura dhe premtojnë se nuk do ndalen deri sa politika shqiptare të pastrohet nga të korruptuarit dhe të inkriminuarit përmes mekanizmit të shpalljes “non grata”, por jo vetëm kaq pasi SHBA po përgatit goditje të reja.

Gazeta e ka paralajmëruar se Uashingtoni pritet që t’i japë një tjetër hov luftës ndaj personave të korruptuar në Shqipëri. Pra “lista e zezë” pritet të zgjerohet për Shqipërinë dhe mesazhi i fortë erdhi pak ditë më parë nga vetëm ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim. Ajo tha se ka zyrtarë që nuk po i zë gjumi pasi kanë frikë se do të jenë të radhës që do të shpallen “non grata” ose do të shkojnë në burg. Për këtë, u ka bërë thirrje prokurorëve, gjyqtarëve, hetuesve të bëjnë punën e tyre pa asnjë hezitim.

“Tregojnë historinë e zyrtarëve të lartë të shqetësuar. Kam dëgjuar plot histori për njerëz që nuk i zë gjumi, duke vrarë mendjen nëse e kanë radhën ata për shpalljen tjetër “non grata” apo për ndjekje penale. Dhe nëse je i shqetësuar, me shumë gjasë ke arsye të forta për t’u shqetësuar. Dhe do t’iu bëja përsëri thirrje të gjithë prokurorëve, gjyqtarëve, hetuesve, bëni punën tuaj”, tha Kim.

A është Ilir Meta pjesë e “listës së zezë”?

Ambasadorja kishte shumë të drejtë pasi i pari që ka filluar të trembet nga rreziku i shpalljes “non ngrata” është Ilir Meta. Ish-presidenti për herë të parë ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka dashur të ndikojë në vendimet e ndërkombëtarëve për ta shpallur “non-grata”.

Në një farë mënyre Meta po jep sinjale se mund të jetë pjesë e “listës së zezë” që SHBA pritet të publikojë në vijim. “Emri im ka qenë i pari në çdo takim të Ramës, me çdo ndërkombëtar. Ai gjithmonë ka pasur një shqetësim se si ti korruptojë ndërkombëtarët, që të tregojë se Meta ka një problem me Amerikën e vendet e tjera për shkak se ka dashur të shpallem “non-grata”, është shprehur Meta. Është përfolur për një kohë të gjatë se Meta do shpallet “non grata”.

Pika kulmore ku filloi të përflitej ky skenar ishte reagimi nga Departamenti Amerikan i Shtetit në momentin kur futën në listën e zezë, Sali Berishën. Në letrën e DASH thuhet se “Për më tepër, siç vuri në dukje Sekretari, vetë retorika e z. Berisha tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve kundër korrupsionit dhe masave të llogaridhënies”.

Po kush janë aleatët e Sali Berishës, të cilëve u referohet SHBA, si të përfshirë në praktika korruptive, në përdorimin e pushtetit për t’u pasuruar dhe që mbrohen nga Berisha që t’i shpëtojnë veprimit të drejtësisë? Sali Berisha aleat më të ngushtë dhe kryesor ka pasur Ilir Metën gjatë ushtrimit të pushtetit 2005-2013, kohë gjatë të cilës DASH thotë se është përfshirë në korrupsion.

Kreu i PL “non grata”?

Edhe aktivisti shqiptaro-amerikan, Gary Kokalari paralajmëroi pak ditë më parë shpalljen “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit të ish-presidentit Ilir Meta. “Unë e kam patur mendimin tim dhe ende e kam, që nëse ka kandidatë të denjë për tu sanksionuar nga SHBA ai është Ilir Meta. Sepse e kam thënë shumë herë këta individë e duan dhe qëndrojnë në politikë vetëm për para, nuk e di nëse kanë bërë diçka të mirë për Shqipërinë, apo për demokracinë shqiptare, ata kanë menduar vetëm për xhepat e tyre asgjë më shumë. Prandaj duhet të ikin”, u shpreh ai. Pra panorama e politikës shqiptare po qartësohet.

Sali Berisha dhe Ilir Meta janë bashkë në luftën kundër SHBA-ve, janë bashkë në frikën që kanë nga drejtësia dhe të koordinuar në gjithçka bëjnë dhe do vijojnë ta bëjnë deri në fund, derisa të vijë fundi i tyre. Por siç po shohim amerikanët nuk po falin askënd dhe siç mësohet SHBA nuk do të ndalet vetëm tek “non gratat”. Mësohet se janë nisur procedurat për të identifikuar qartë burimet ekonomike dhe mediatike që kanë mbështetur këta politikanë të korruptuar. Po ashtu janë bërë thirrje për institucionet e reja shqiptare që të vihen në lëvizje për të hetuar “non gratat”.