Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj reagon pas thirrjes së fortë të SHBA për sigurinë e procesit zgjedhor dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë në protestën e opozitës duke i bërë thirrje organizatorëve që të mbajnë përgjegjësi. Lleshaj thotë se kjo deklaratë është një kontribut për të mbështetur një të ardhme të palëkundur euroatlantike të Shqipërisë.
“Dielli i Shqipërisë lind andej nga perëndon. Deklarata e SHBA është një kontribut tjetër për të mbështetur një të ardhme të palëkundur euroatlantike të Shqipërisë”, tha Lleshaj.