Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 254.315, prej të cilëve 1.524 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency.
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.
Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 152.996, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 11.696.280.
Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar afro 7,09 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka arritur në mbi 171 milionë.
Aktualisht, shteti i Teksasit është më i godituri në SHBA, me 1.116.913 raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 34.058 viktima.
Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 8,92 milionë raste dhe Brazili me mbi 5,91 milionë.