Lajm i mirë për shqiptarët, bien një nga një si të korruptuar gjyqtarët e Sali Berishës që shpëtuan kokën më të madhe të korrupsionit në Ballkan Ilir Metën nga qelia, SHBA-BE mesazh për të tjerët që do guxojnë të mbrojnë kokat e krimit dhe korrupsionit, shpëtoi vetëm Dvorani që votoi për burgosjen e Metës për pazare dhe korrupsion
Nën kujdesin dhe monitorimin e përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shkallmuar dhe dërrmuar grupi i gjyqtarëve të Sali Berishës në Gjykatën e Lartë, që shpëtuan Ilir Metën nga burgu, pasi u kap me bllokun e pazareve në dorë, duke plaçkitur pasuritë e përbashkëta publike. Nga ky grup ka shpëtuar vetëm Ardian Dvorani, relator i dosjes ‘Meta’, i cili ndryshe nga të tjerët, kërkoi dënimin e Ilir Metës me burg pasi ishte kapur më zë dhe figurë në korrupsion. Kjo është arsyeja se pse Meta dhe Berisha po sulmojnë këto ditë Dvoranin, pasi ky i fundit nuk iu bind urdhrit për të votuar pro pafajësisë së Ilir Metës, i njohur si koka më e madhe e korrupsionit në Ballkan.
Grupi i gjyqtarëve që shpëtuan nga burgu Ilir Metën janë kanë mbathur nga drejtësia t’i shpëtuar shkarkimit, si të korruptuar. Kush ka qëndruar, është shkarkuar si i korruptuar. Grupi i gjyqtarëve që shpëtuan Metën përbëhej nga Gani Dizdari, Majlinda Andrea, Arjana Fullani, Guxim Zenelaj. Majlinda Andrea u dënua nga gjykata për korrupsion, pasi burri i saj u kap duke marrë 50 mijë euro për një vendim në favor të një pale. Arjana Fullani, bashkëshortja e të ‘famshmit’ Ardian Fullani, sot është jashtë sistemit. Ajo shfrytëzoi mbarimin e mandatit duke u larguar, për t’i shpëtuar Vetingut. Fullani ka qenë një nga kamikazet e Sali Berishës dhe Ilir Metës në Gjykatën e Lartë. Ajo u shërbeu për nëntë vite.
Të njëjtën rrugë ndoqi edhe Guxim Zenelaj, i cili ka deklaruar 18 apartamente brenda vitit. Zenelaj braktisi drejtësinë sapo u afrua Vetingu, për t’i shpëtuar shkarkimit. Gani Dizdari, një nga ushtarët më të bindur të Sali Berishës, i cili ka votuar për pafajësinë e Ilir Metës, qëndroi deri në fund për t’u përballuar me Vetingut. Komisioni i Vetingut vendoi ta shkarkonte nga detyra si të korruptuar. Dizdari nuk justifikonte pasurinë, ndërsa përfaqësuesit e SHBA dhe BE që monitorojnë Vetingun nuk kanë pranuar që ky gjyqtar të qëndrojë më në detyrë dhe të marrë vendime. Për ta shpërblyer, Sali Berisha, pak para se të ikte nga pushteti, e emëroi Dizdarin nga Gjykata e Lartë në Gjykatën Kushtetuese. Por, tani nuk mund t’i afrohet më as Gjykatës së Lartë dhe as Gjykatës Kushtetuese.
Në këmbim të vendimeve pro kokave të krimit dhe korrupsionit të politikës, gjyqtarët ushtarë të dyshes famëkeqe, morën leje nga Sali Berisha dhe Ilir Meta që të vidhnin sa të mundnin me vendime të tjera, për çështje pronash, kriminelësh dhe trafiqesh. Brenda disa vitesh, duke tjetërsuar prona dhe liruar baronë droge ushtarët e Sali Berishës dhe Ilir Metës në drejtësi mbushën dhomat me para. Duke menduar se sundimi i padronëve të tyre do të zgjaste disa dekada, ata vendosën që me paratë e korrupsionit dhe krimit të blinin pasuri të paluajtshme.
Shkarkimi është vetëm goditja e parë që amerikanët u kanë dhënë gjyqtarëve e prokurorëve të Sali Berishës dhe Ilir Metës. Pas Vetingut do të vijë sekuestrimit i pasurive dhe krimit dhe korrupsionit me anë të ligjit anti-mafia. Më pas, ata do të merren nën hetim nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Prokuroria e Posaçme. Ky fund është i pashmangshëm pasi është planifikuar në hollësi nga ndërkombëtarët. Një vit më parë, pakkush besonte se e gjitha kupola e drejtësisë nën kontrollin e Sali Berishës dhe Ilir Metës, do të përfundonte në rrugë, siç ka përfunduar sot./Pamfleti