osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

SHBA-Rusi-BE thirrje Bjellorusisë: Prano ofertën e Ramës për dialog për krizën

SHBA-Rusi-BE thirrje Bjellorusisë: Prano ofertën e Ramës për dialog për krizën

Dy superfuqitë botërore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia i bëjnë thirrje Bjellorusisë që të pranojë ofertën e propozuar nga kryeministri shqiptar Edi Rama për të ndërmjetësuar krizën në cilësinë e kreut të Presidencës së OSBE-së.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo përmes një deklarate i kërkon Minskut dhe konkretisht diktatorit Lukashenko që të pranojë ofertën e OSBE-së për dialog.

“Shtetet e Bashkuara janë frymëzuar nga protestat paqësore të qytetarëve në Bjellorusi që kërkojnë të përcaktojë të ardhmen e tyre. Ne qëndrojmë në përkushtimin tonë afatgjatë për të mbështetur sovranitetin dhe integritetin territorial të Bjellorusisë, si dhe aspiratat e popullit Bjellorusi për të zgjedhur udhëheqësit e tyre dhe të zgjedhin rrugën e tyre, të lirë nga ndërhyrjet e jashtme.

Ne mbetemi thellësisht të shqetësuar nga të metat serioze në zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit në Bjellorusi dhe dënojmë me forcë dhunën e kryer kundër protestuesve dhe gazetarëve paqësorë, arrestimin e kandidatëve të opozitës dhe protestuesve paqësore, bllokimin e shërbimit të internetit dhe abuzimin e të ndaluarve. Ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të atyre që janë arrestuar padrejtësisht.

Shtetet e Bashkuara mbështesin zgjedhje të lira dhe të ndershme që pasqyrojnë vullnetin e popullit bjellorus. Zgjedhjet e 9 gushtit nuk e përmbushën atë standard. Bjellorusia, si Shtetet e Bashkuara, është një anëtar i OSBE-së, i cili i mbështet ato standarde.

Ne i kërkojmë qeverisë së Bjellorusisë të pranojë ofertën e kryesisë së OSBE-së për të lehtësuar dialogun dhe të angazhojë të gjithë palët e interesuara. Ne mbështesim përpjekjet ndërkombëtare për të parë në mënyrë të pavarur parregullsitë elektorale të Bjellorusisë, abuzimet e të drejtave të njeriut rreth zgjedhjeve dhe goditjet që kanë pasuar” shkruan Pompeo.

Propozimi i kryeministrit Edi Rama është mirëpritur edhe nga Presidenti i Rusisë Vladimir Putin. Kreu i qeverisë shqiptare zhvilloi sot një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov lidhur me situatën në Bjellorusi. Sipas burimeve nga Kryeministria, Vladimir Putin mbështet ndërhyrjen e OSBE në Bjellorusi për të ndërmjetësuar zgjidhjen e krizës pas zgjedhjeve.

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se është duke punuar së bashku me BE-në për të realizuar misionin ndërmjetësues në Bjellorusi për zgjidhjen e krizës. BE-ja pranoi propozimin e Kryeministrit Rama në cilësinë e kreut të OSBE për të zhvilluar një takim me presidentin bjellorus Lukashenko dhe lideren e opozitës Svetlana Tikhanovkaya.

Liderët e Europës vendosën që të mos njihnin zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi, të cilat nxjerrin fitues Alexandër Lukashenko, duke iu përgjigjur kështu thirrjes së opozitës në Bjellorusi. Kancelaria Gjermane, Angela Merkel i quajti zgjedhjet në Bjellorusi “as të lira e as të drejta”. /Shqiptarja.com