osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

SHBA ofroi 5 milionë dollarë për ‘kokën’ e tij: Arrestohet mbreti i kokainës, më i rrezikshmi pas Pablo Escobar

SHBA ofroi 5 milionë dollarë për ‘kokën’ e tij: Arrestohet mbreti i kokainës, më i rrezikshmi pas Pablo Escobar

Forcat e sigurisë në Kolumbi kanë kapur Dairo Antonio Usuga, trafikanti më i kërkuar i drogës në vend.

I njohur gjithashtu si “Otoniel”, është arrestuar në pjesën veriperëndimore të vendit, njoftoi qeveria kolumbiane.

“Urime forcave të sigurisë për arrestimin në Nekokli të Dairo Antonio Usuga, i njohur gjithashtu si “Otoniel”, udhëheqësi i “Clan del Golfo” tha Emilio Archila, këshilltari i Presidentit Ivan Duque.

Ai njihet si lideri i “Clan del Golfo”, kartelit më të fuqishëm i trafikut të drogës në Kolumbi, eksportuesi më i madh i kokainës në botë. Arrestimi i “Otoniel” është goditja më e madhe që qeveria kolumbiane i ka dhënë krimit të organizuar në vend.

SHBA dha 5 mln dollarë shpërblim për “kokën” e tij. Ai u arrestua një nga bastionet kryesore të “Clan del Golfo”, pranë kufirit me Panamanë.

Presidenti i vendit, Iván Duque e krahasoi arrestimin të shtunën e Otoniel me kapjen e Pablo Escobar tre dekada më parë. “Kjo është goditja më e madhe kundër trafikut të drogës në vendin tonë këtë shekull”, tha Duque gjatë një video-mesazhi të transmetuar. “Kjo goditje është e krahasueshme vetëm me rënien e Pablo Escobar në vitet 1990.”

Një oficer policie vdiq gjatë operacionit, tha Duque. Pas periudhave si guerril i majtë dhe më vonë paraushtarak, Otoniel, 50 vjeç, u bë kreu i bandës kriminale Clan del Golfo, ose Gulf Clan, një grup trafiku droge. Banda ka rreth 1200 burra të armatosur – shumica prej tyre ish-anëtarë të paraushtarakëve të ekstremit të djathtë – dhe është e pranishme në 10 nga 32 provincat e Kolumbisë.

Autoritetet thanë se inteligjenca e ofruar nga SHBA dhe Britania e Madhe çoi më shumë se 500 ushtarë dhe anëtarë të forcave speciale të Kolumbisë në strehën e xhunglës së Otoniel, e cila mbrohej nga tetë unaza sigurie.

Otoniel për vite fluturoi nën radarin e autoriteteve duke iu shmangur profilit të lartë të narkotikëve më të njohur të Kolumbisë.