Pushtetarët e k.orruptuar në vend duket se do ta kenë pisk punën. Ambasadorja amerikane e ka treguar këto ditë se sa e rëndësishme është reforma në drejtësi dhe veçanërisht SPAK me BKH për Uashingtonin. Lufta ndaj k.orrupsionit tani do të drejtohet nga FBI, e cila do të ketë zyrën e saj në Byronë e H.etimit.
Por përveç kësaj, duket se SHBA do të vijojë procesin e bllokimit të vizave për këdo që ka dyshime dhe prova të forta se është i zhytur në k.orrupsion. Gazeta ka siguruar një raport të Kongresit Amerikan, i cili flet mbi metodat që po ndiqen për të mbajtur larg Amerikës të k.orruptuarit. Një metodë është Neni 7031(c) në buxhet, përmes të cilit bëhet shpallja non grata e të k.orruptuarve. Ajo që bie në sy është se ish-kryeprokurori Adriatik Llalla është bërë shembull për të gjithë botën për zbatimin e këtij neni.
Sipas raportit, ai ishte i pari që u shpall i padëshiruar dhe pas tij e njëjta rrugë është ndjekur për 150 individë për 30 vende. “P.enalizimi i parë ndodhi në vitin 2018 (për ish-kryeprokurorin shqiptar Adriatik Llalla) dhe që atëherë janë shpallur të padëshiruar më shumë se 150 individë nga 30 vende të botës. Përfshirë këtu dhe anëtarë të afërt të familjes që janë identifikuar në bazë të përcaktimeve të Nenit 7031(c). Në tre muajt e parë të vitit 2020, Departamenti i Shtetit identifikoi publikisht 30 individë”, thuhet në raport.
Më tej theksohet se procesi do të vijojë. Në vjeshtë do të miratohet buxheti i ri dhe pritet ky nen të përditësohet. SHBA ka dhënë një mesazh për të gjithë botën, përfshirë dhe vendin tonë se procesi i penalizmit për të k.orruptuarit do të vijojë. Fakti që pas Llallës kemi 150 emra të tjerë të p.enalizuar tregon se politika shqiptare është në rr.ezik. Duhet theksuar se shumë emra nuk janë bërë publikë dhe nuk është çudi që mes tyre të kemi politikanë të tjerë veç Dakos, Llallës dhe Doshit.
Bllokimi i vizave në ambasadë
Përveç shpalljes “non grata”, goditja më e madhe për të k.orruptuarit duket se do të vijë nga ambasada. Në raportin e Kongresit theksohet se vetë ambasadës i lind e drejta që të bllokojë vizën emigruese për një individ që ka d.yshime se është zyrtar i k.orruptuar. “Zyrtarë të huaj të k.orruptuar apo shkelës të të d.rejtave të njeriut, gjithashtu mund ti nënshtrohen kufizimit të vizave sipas Nenit 212 të INA (8 U.S.C 1182), e cila u jep të drejtë autoriteteve të bllokojnë hyrjet në SHBA. Një ndër arsyet që mund të përdoret për mos dhënien e vizës është edhe të qenit i d.ënuar, pjesëmarrje në gj.enocid, t.ortura, shkelje të lirisë fetare, t.rafikimi, etj”, thuhet më tej në dokument.
Dekreti presidencial
Sipas raportit të Kongresit, një tjetër dispozitë që po zbatohet është dekreti presidencial 7750 i 12 janarit 2004, i cili u heq të drejtën personave të k.orruptuar të përfitojnë vizë dhe të udhëtojnë në SHBA. Sipas tij, nuk do lejohen në SHBA nëpunësit publikë ose ish-zyrtarët publikë të cilët kanë kërkuar apo pranuar vlera monetare, ose ndonjë përfitim tjetër, në këmbim të një veprimi apo mosveprimi në kryerjen e funksioneve të tyre publike.
Po ashtu, personat të cilët përfitojnë ose ofrojnë vlera monetare apo përfitim tjetër, për çdo zyrtar publik në këmbim, të një akti apo lëshimi në kryerjen e funksioneve publike. Nëpunësi publik ose ish-zyrtari publik, i cili ka sh.përdoruar fondet publike apo ka ndërhyrë në proceset gjyqësore, elektorale, apo procese të tjera publike. Pra duket se SHBA e ka ndarë mendjen se do të ketë shumë të tjerë që do të kenë fatin e Adriatik Llallës.