Njerëzit në Shtetet e Bashkuara po blejnë bileta lotarie për një shans tejet të vogël për t’u bërë multi-milionerë. Sonte hidhet shorti i madh për lotarinë ‘Mega Millions’.
Shumë njerëz që shpresojnë të bëhen milionerë po blejnë bileta lotarie për të provuar fatin në shorteun që hidhet të premten në darkë për shumën 970 milion dollarë, shumë e cila mund të tejkalojë miliardëshin deri në momentin e shitjes së të gjitha biletave. Pandora Jones po provon fatin e saj.
“Po fitova, do t’i them mirupafshin gjithçkaje këtu.”
Ndërsa Eliot Barnharst, ka mendime të tjera.
“Ndoshta një pjesë të fitimeve do ta përdorja për të udhëtuar jashtë vendit.”
Ndërkohë, një tjetër lotari që quhet ‘Powerball’ ka arritur shumën 430 milion dollarë, shorteu i së cilës do të hidhet të shtunën. Shanset për të fituar çmimin kryesor në sejcilën prej llotarive është 1 në 302 milion. Çmimi i biletave varion nga 2 deri 3 dollarë për t’u bërë milioner brenda ditës./ dita