osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

SHBA i përgjigjet Moskës dhe Beogradit, aktivizon Forcat Speciale për Ballkanin, Shqipëria kthehet bazë e përhershme ushtarake amerikane

SHBA i përgjigjet Moskës dhe Beogradit, aktivizon Forcat Speciale për Ballkanin, Shqipëria kthehet bazë e përhershme ushtarake amerikane

Shtetet e Bashkuara të Amerikën i janë përgjigjur kërcënimeve të Moskës dhe Beogradit për të destabilizuar Ballkanin. Dje është aktivizuar në Shqipëri Shtabi i Përparuar i Komandës së Forcave Speciale Amerikane në Evropë.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ditën e djeshme gjatë ceremonie të mbajtur për këtë rast, teksa u shpreh se prania e kësaj baze amerikane, sipas saj, tregon se lidhjet mes Shqipërisë dhe SHBA janë më të forta se kurrë. “Vitin e kaluar mikpritët Defender 21 duke dëshmuar se marrëdhënia jonë e sigurisë ishte gati për nivelin tjetër.

Dhe ja ku jemi. Me vënien në funksion të Task Forcës për Ballkanin për here të pare në histori, Shqipëria, ndoshta për habi të të gjithëve, do të jetë baza e një pranie të përhershme ushtarake amerikane”, u shpreh Yuri Kim. Gjatë ceremonisë së aktivizimit të shtabit të Task Forcës amerikane, ambasadorja amerikane tha se SHBA ka një respekt dhe vlerësim në rritje për Shqipërinë si një partner sigurie.

Kim ka përmendur dhe anëtarësimin e vendit tonë në NATO. “Nuk mendoj që ndokush do ta kishte paraparë këtë 100 vite më parë, apo kur ra komunizmi para 30 vitesh. Kjo prani është këtu për disa arsye, së pari jam e kënaqur që jemi këtu, në nivelet më të larta të qeverisë amerikane ka një respekt dhe vlerësim në rritje për Shqipërinë si një partner sigurie, që prej anëtarësimit të saj në NATO në 2009 Shqipëria nuk ka hezituar kurrë të dislokohet përkrah forcave amerikane dhe ne nuk mund të kërkonim për një mik dhe aleat më të forte e besnik”, tha ambasadorja.

Teksa përmendi pushtimin ‘e pajustifikuar’ rus të Ukrainës, ajo shtoi se Perëndimi duhet të vazhdojë t’i përgjigjet të gjithë kërcënimeve me forcë dhe vendosmëri. Lidhjet tona 2 palësh janë më të rëndësishme se kurrë teksa aleatët bashkohen dhe ndërmarrin veprime dhe përgjigje të sulmit të paramenduar dhe të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Ukrainës nga Rusia. Jemi vetëm 1 javë larg nga 2 marsi që siç e dine shqiptarët është përvjetori i besëlidhjes së Lezhës në 1444. Skënderbeu kuptoi fuqinë e unitetit kur tha që bashkimi bën fuqinë. Ne duhet të vazhdojmë t’i përgjigjemi të gjithë kërcënimeve me forcë, besueshmëri dhe shpejtësi”, përfundoi ambasadorja.

Peleshi: Do luftojmë së bashku nëse do të jetë nevoja

Njësia e forcave speciale amerikane për Ballkanin do të shërbejë edhe si mundësi për të rritur standardet e Forcave Operacionale Shqiptare. Po ashtu ai theksoi se këto forca do luftojnë së bashku nëse do të jetë nevoja, duke përmendur si shembull Afganistanin.

“Vlerësojmë dhe mbështesim vendosjen e këtij shtabi në rajonin tonë. Do të krijojë qëndrueshmëri në rajon. Do e shfrytëzojmë këtë mundësi për të rritur standardet e Forcave tona Operacionale. Do jemi në gjendje të luftojmë së bashku nëse do të jetë nevoja siç kemi bërë në Afganistan e më gjerë”, tha Ministri.

Në fjalën e tij, Peleshi duke shprehur kënaqësinë për këtë vlerësim që i bëhet Shqipërisë tha se “rëndësia dhe jehona e vendosjes së këtij Shtabi, i kalon “kufijtë” e vendit tonë, pasi është i një rëndësie të veçantë për të gjithë rajonin”. Peleshi. Sipas ministrit Peleshi, ky vendim erdhi në momentin e duhur, në kulmin e pasigurive dhe situatës së zymtë që po kalon kontinenti ynë, si dhe dëshmoi për të disatën herë lidhjen e fortë që buron nga Partneriteti Strategjik i Shqipërisë me SHBA-të. /Elmas Bogdani