osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

SHBA i ndaloi familjarisht largimin nga Shqipëria: Berisha përzë Bashën dhe merr kontrollin e PD-së

SHBA i ndaloi familjarisht largimin nga Shqipëria: Berisha përzë Bashën dhe merr kontrollin e PD-së

Refuzimi i ambasadës amerikane për të udhëtuar drejt Uashingtonit ka alarmuar jashtë mase ish-kryeministrin Sali Berisha. Ai dhe familja e tij duket se nuk pëlqehen më nga amerikanët dhe kjo po detyron ish-kryeministrin të marrë dhe masa ekstreme për të destabilizuar vendin. Të shtunën Berisha tentoi të merrte Kryeministrinë, por pasi dështoi ka vendosur që të shkohet te një tjetër vendim ekstrem: Ai i djegies së mandateve. Edhe pse doli Basha ai që e propozoi, duket qartë se tani frenat në PD i ka marrë Berisha.

Gazeta e tha pak ditë më parë se Berisha ja kishte bërë të qartë Bashës se nëse Rama nuk rrëzohej më 16 shkurt, atëherë ai nuk mund të qëndronte në krye të PD. Dy ditët e fundit është treguar qartë se de fakto partia më e madhe opozitare drejtohet nga Berisha. Dje grupi parlamentar vendosi djegie mandatesh, por arkitekti i këtij plani është Berisha. Që këtu e dy vite më parë ai këmbëngulte te djegia e mandateve, por Basha nuk i bindej.

Megjithatë 16 shkurti tregoi se Berisha po faktorizohet. Ishte ai që nxiste turmën të sulmonte Kryeministrinë, ndërsa tani ka detyruar Bashën të shkojë te vendimi më ekstrem që është marrë ndonjëherë në vendin tonë, ai i djegies së mandateve. Por pse Berisha është kaq i traumatizuar sa do të fusë në kaos vendin? Gjithçka lidhet me vendimin e amerikanëve për ta shpallur të padëshiruar. Gazeta tregoi se si ai u refuzua për të marrë vizë për “Mëngjesin e Lutjeve”, ndërsa kryeministri Rama pak ditë më parë dha sinjale se të padëshiruar janë shpallur dhe djali, vajza, dhëndri dhe nusja e djalit të Berishës.

Kjo gjë e ka alarmuar ish-kryeministrin, pasi dihet se, kush është i padëshiruar në SHBA, përballet me pasoja. Shembulli më i qartë është ai i Adriatik Llallës. Pasi DASH e shpalli atë person të padëshiruar, nisën menjëherë hetimet. Vetë ambasada po kujdeset që ai të ndëshkohet, pasi akuzohet se është i përfshirë në afera korrupsioni. Edhe Berisha trembet nga fakti se mund të përballet me pasoja. Reforma në drejtësi po afron dhe asnjë pushtetar nuk e ka të sigurt fatin e tij. Po ashtu dhe Berisha nuk e di se çfarë do të ndodhë dhe tani skenari i vetëm që i ka mbetur në dorë është destabilizimi i vendit.

Ja lëvizjet e Berishës

Pas idesë së djegies së mandateve fshihet padyshim Sali Berisha. Që në dhjetor të vitit 2017, kur PD dhe LSI tentuan të bllokojnë emërimin e Arta Markut si kryeprokurore, Berisha doli para Parlamentit duke deklaruar se ka ardhur koha që opozita të djegë mandatet. “Në Parlament me banditë të cilët vënë prita deputetëve mund të ketë vetëm një gjuhë, djegien solemne të mandateve dhe kjo sepse nuk ka ndodhur kurrë që deputetit t’i organizohet pritë në Parlament”, tha Berisha më 18 dhjetor 2017.

Më pas në çdo dalje publike ai nuk u tërhoq aspak nga kjo ide, duke deklaruar se nuk mund të ketë Parlament legjitim me këtë mazhorancë. Por edhe dje në mbledhje grupi, ai ishte zëri më i fortë për të shkuar te djegia e mandateve. “Duhet të ndërmarrim çdo akt që na çon tek rrëzimi i Ramës. Prova e këtij vendimi është, nëse ne me aksionin qytetar politik do t’u kthejmë shqiptareve votën e lirë, ne kemi marrë një vendim historik të drejtë. Po nuk arritëm që shqiptarët të votojnë të lirë, mbetemi fasadë. Nëse shkohet në këtë vendim, që nuk e kundërshtoj, përkundrazi, koha ka ardhur që të përballemi me këtë regjim me qëllimin e vetëm që shqiptarët të jenë të lirë”, ka deklaruar Berisha në mbledhjen e grupit të PD dje. Duket qartë se tani frenat e PD i ka Berisha dhe priten surpriza.

Kliti Topalli