Një 33-vjeçare në Teksas SHBA u kap nga policia duke vjedhur në flagrancë në një dyqan në Teksas. Toscha Sponsler është arrestuar dhe vënë në pranga. Më pas u fut në makinën e policisë, ndërsa jashtë, agjentët inspektonin çantën e saj në kërkim të mallit të vjedhur.
Por diçka ka shkuar keq, gruaja ka arritur të lirohet nga prangat e njërës dorë, është zhvendosur në sedijen e parë dhe ka hipur mbi timon, duke ndezur makinën dhe larguar, por për fatin e keq të saj, gjithçka u mbyll me një incident rrugor.

Për t’i shpëtuar kapjes, gruaja shtoi shpejtësinë e mjetit në më shumë se 160 km/h dhe pas një përplasjeje doli nga rruga. Gjatë ndjekjes mbërriti një tjetër makinë e policisë që e detyroi të dalë jashtë karrexhatës. Vetëm pas përplasjes, agjentët arritën ta ndalonin sërish.