osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

SHBA fut në listën e zezë mbi 460 zyrtarë: Bllokime vizash për të gjithë të dyshuar për korrupsion

SHBA fut në listën e zezë mbi 460 zyrtarë: Bllokime vizash për të gjithë të dyshuar për korrupsion

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur reprezaljen në radhët e pushtetarëve shqiptarë. Prej muajsh ambasada kishte paralajmëruar se zyrtarët e korruptuar nuk do mund të udhëtojnë në SHBA. Por edhe pse shumë e morën me të tallur, nuk po ndodh aspak kështu. Gazeta ka mësuar se ambasada ka hartuar një listë me të gjithë pushtetarët shqiptarë, të cilët nuk mund të udhëtojnë dot drejt Shteteve të Bashkuara.

Një burim në ambasadë tha se bëhet fjalë për mbi 460 funksionarë të lartë, të cilët janë në listën e zezë të amerikanëve. Shumë prej tyre u janë refuzuar vizat, ndërsa shumë të tjerë nëse aplikojnë do kenë të njëjtin fat. Gazeta ka mësuar se bëhet fjalë kryesisht për gjyqtarë, prokurorë, njerëz të tjerë të drejtësisë, por dhe deputetë, ish-deputetë dhe zyrtarë të tjerë të rëndësishëm, si drejtorë drejtorie, kryetarë bashkish, etj.

Arsyeja kryesore që këta emra kanë hyrë në listën e zezë është korrupsioni. Burime nga ambasada thanë se të gjithë ata gjyqtarë e prokurorë që kanë ngelur në veting nuk mund të udhëtojnë në SHBA. Arsyeja është sepse me këtë lëvizje ata mund të tentojnë t’u shpëtojnë hetimeve që mund të lindin në javët në vijim për shkeljet që ka konstatuar KPK. Bëhet fjalë për mbi 50 gjyqtarë e prokurorë që kanë ngelur deri më tani në veting.

Publikë së fundmi janë bërë emrat e Sali Berishës dhe të Petrit Vasilit. Refuzimi për ta lidhet edhe me sulmet që ata i kanë bërë reformës në drejtësi dhe ambasdorëve të SHBA. Më herët pati bllokime vizash për Adriatik Llallën dhe Tom Doshin. Por në listë ka dhe shumë politikanë të tjerë, emrat e të cilëve nuk janë publikuar.

“Zëri i Amerikës” deklaroi se zyrtarisht deri më tani u është refuzuar viza 170 zyrtarëve. Por gazeta ka mësuar se të padëshirueshëm janë rreth 460, ku ka dhe nga ata që nuk kanë aplikuar ende, por në momentin që do e bëjnë, do refuzohen. Pra me pak fjalë, SHBA ka një listë të gjatë me të gjithë pushtetarët e korruptuar dhe armiqtë e reformës në drejtësi. Ajo që e forcon një gjë të tillë, është se vetëm dy ditë më parë ambasada amerikane në Kosovë shkaktoi tërmet. Ajo deklaroi se nuk do ketë vizë për asnjë politikan të korruptuar, ndërsa në media dolën me qindra emra që nuk e kanë marrë dot vizën.

Po ashtu, kryeministri Edi Rama deklaroi dje se ka marrë garanci nga SHBA se kushdo që cenon procesin zgjedhor më 30 qershor nuk do mund të udhëtojë dot drejt SHBA dhe vendeve të BE. Kjo tregon qartë se amerikanët kanë nisur reprezaljen dhe kushdo që ka kryer afera korrupsioni dhe po teton të bllokojë reformë në drejtësi, është i padëshiruar për amerikanët.

Zhvillimet në Kosovë

Sinjali më i qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur reprezaljen ndaj të korruptuarve në Ballkan është lëvizja e ambasadës amerikane në Kosovë. Ajo ka filluar sanksionet kundër kosovarëve të dyshuar se janë në procese gjyqësore për disa nga rastet më të mëdha të korrupsionit pas luftës. Në këto raste përfshihen fytyra të njohura të politikës në vend.

Mediat kosovare kanë treguar shumë raste, nga ai “Pronto”, ku janë publikuar përgjime për ministra e politikanë të përfshirë në afera. Në mesin e 11 të akuzuarve për këtë raste janë, ish-shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ministri aktual i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, deputeti aktual i PDK-së, Zenun Pajaziti, ish-kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Nijazi Kryeziu, ish-shefja e Njësisë për furnizim në Ministrinë e Shëndetësisë, Arbenita Pajaziti, ish-sekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ilhami Gashi, etj. Të gjithë këta nuk mund të udhëtojnë në SHBA.

Njësoj si në Kosovë, edhe në Shqipëri shumë zyrtarë janë në procese gjyqësore, kryesisht të kallëzuar penalisht nga KLSH, ILDKP, etj. Të gjithë janë futur në listën e zezë. Prite që me ngritjen e SPAK ky numër të rritet akoma dhe më shumë.

Kliti Topalli