osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

SHBA e vendosur për shkarkimin e Metës: Zyrtarët e institucioneve kthehen nga pushimet për të mbyllur verifikimin e kandidatëve të Kushtetueses

SHBA e vendosur për shkarkimin e Metës: Zyrtarët e institucioneve kthehen nga pushimet për të mbyllur verifikimin e kandidatëve të Kushtetueses

Ndërkombëtarët duken të vendosur për shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga detyra. Në 9 qershor të këtij viti Kuvendi i Shqipërisë shkarkoi presidentin Meta me plot 104 vota, ndërkohë që disa ditë më vonë vendimi i Parlamentit shkoi për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.

Do të jetë kjo gjykatë si hallka e fundit që do të vendosë nëse kreu i shtetit do të qëndrojë në detyrë apo do të mbyllë mandatin më herët se korriku i vitit 2022.

Por deri më tani Kushtetuesja nuk është shprehur ende për çështjen “Meta” dhe pritet vendimi i saj për kalimin e dosjes për gjykim. Kështu që nisur nga situata, e cila është tepër sensitive, institucionet kanë mbyllur pushimet për shkak edhe të presionit të SHBA-BE dhe po punojnë fort të mbyllin verifikimin e kandidatëve të Kushtetueses, në mënyrë që kjo gjykatë së shpejti të bëhet me 9 anëtarë.

Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka 7 anëtarë, por që Vitore Tushës i ka mbaruar mandati. Sipas ligjit, 3 anëtarë i emëron Kuvendi, 3 Presidenca dhe 3 Gjykata e Lartë. Pa emëruar janë vetëm emrat nga Gjykata e Lartë, por procesi duket se po ecën me ritëm të shpejtë.

Mirëpo të ndodhur në këto kushte dhe përballë presionit në rritje të ndërkombëtarëve, të cilët kërkojnë shkarkimin përfundimtar të Ilir Metës nga President i Republikës së Shqipërisë, institucionet si ILDKPI, DSIK, prokuroria, etj, që merren me verifikimin e kandidatëve që garojnë për 3 vendet vakante në Kushtetuese, kanë pezulluar pushimet, në mënyrë që ky institucion së shpejti të jetë me 9 anëtarë.

Sipas burimeve dhjetëra përfaqësues të tyre kur ishin me pushime janë lajmëruar të rikthehen në detyrë dhe të mbyllin verifikimin e 9 emrave në garë.

KED mblidhet nesër

Por plotësimi i Gjykatës Kushtetuese me 9 anëtarë, duket se i hap rrugë shkarkimit përfundimtar të Ilir Metës nga kreu i shtetit, pasi ky i fundit humb influencën në këtë institucion. Kjo do të thotë se verifikimi për kandidatët që garojnë për 3 vendet vakante të Gjykatës së Lartë, pritet të ecë shpejt dhe gjasat janë që kur të merret vendimi për Metën, Kushtetuesja të jetë e plotësuar me 9 anëtarë, sikundër e parashikon ligji.

Pra, nëse vendimi merret me 9 anëtarë, nuk ka vend për konfuzion, pasi nëse shkarkimi i Metës merrej nga 7 anëtarë, mund të kishim një rezultat 4 me 3, që e bënte vendimmarrjen nul. Mirëpo, kur janë 9 anëtarë, gjërat ndryshojnë dhe Meta s’ka më impakt mbi anëtarët, të cilët me shumë gjasa do të votojnë pro shkarkimit të tij, pasi këtë gjë e kërkojnë edhe ndërkombëtarët.

Kujtojmë që ditën e nesërme Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të vihet në lëvizje për plotësimin e Kushtetueses, ku do të futen në skaner 3 emrat e parë, nga Sinan Tafaj e Dhimitrula Spiro, te Sajmir Vishaj. Ndërkohë Albert Demirneli dhe Alket Jaupi, kanë kandiduar për vendin vakant të krijuar nga largimi i Fatmir Hoxhës, ndërsa kandidatët Ervin Karamuço, Helena Papa, Sandër Beci, Vatë Staka dhe Zhaklina Peto kanë shfaqur interes për vendet vakante të krijuara nga largimi i gjyqtarëve Fatmir Hoxha dhe Vitore Tusha. Megjithatë, mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht./Rigels Seliman