osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

SHBA e shqetësuar për korrupsionin dhe ndikimin ruso-kinez në Shqipëri, zbardhen detajet e vizitës së agjentëve amerikanë, politika në monitorim

SHBA e shqetësuar për korrupsionin dhe ndikimin ruso-kinez në Shqipëri, zbardhen detajet e vizitës së agjentëve amerikanë, politika në monitorim

Zbardhen detajet e vizitës së dy agjentëve amerikanë në Tiranë. Një ditë më parë gazeta raportoi se në Tiranë kanë ardhur dy agjentë të FBI, ndërkohë që dje janë mësuar detaje. Bëhet fjalë për dy funksionarë që kanë punuar për FBI, por dhe në çështjet e sigurisë kombëtare.

Madje njëri prej tyre ka qenë Drejtor i Kundërzbulimit në Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë. Po ashtu ai ka shërbyer në Kinë dhe në Rusi në disa misione. Ndërkohë që është angazhuar gjatë dhe me FBI. Një burim shumë i sigurt i tha gazetës se ata kanë nisur një mision faktmbledhës në vendin tonë. Mësohet se dy zyrtarët janë takuar me kreun e opozitës, me kryeministrin dhe me përfaqësues të drejtësisë dhe të shoqërisë civile.

Ditët e fundit ata kanë pasur takime me disa personalitete dhe kanë ngritur si shqetësim 3 çështje: Korrupsionin, ndikimin kinez dhe ndikimin rus. Lufta ndaj korrupsionit është shumë e rëndësishme për amerikanët dhe ata kërkojnë që të mbyllet sa më shpejt reforma në mënyrë që të ketë rezultate konkrete.

Sa i takon ndikimit rus dhe kinez, gazeta ka mësuar se përfaqësuesit e SHBA kanë qenë shumë të shqetësuar lidhur me rritjen e influencës së tyre në Tiranë. Sipas informacioneve, ata kanë dyshime se politikanë të caktuar luajnë me dy porta. Pra ka shumë persona që mbështesin SHBA, por nga ana tjetër bashkëpunojmë me rusët apo me kinezët.

Duke qenë se kinezët duan të futen fort ekonomikisht dhe kanë takuar disa zyrtarë të lartë në vend, amerikanët janë vënë në lëvizje. Ndërkohë sa i takon ndikimit rus, angazhimi i tyre ka qenë i vjetër. Por vizita vjen në një kohë kur janë shtuar tensionet në Ukrainë dhe frika është që influenca ruse mund ta përshkallëzojë konfliktin edhe në Ballkan.

Ata kanë takuar shumë individë, të cilët i kanë pyetur mbi situatën. Thënë më shqip, amerikanët nuk kanë besim te raportet që u japin politikanët apo zyrat shtetërore e për këtë arsye kanë takuar individë të caktuar duke kërkuar mendime për këto çështje. Në vendin tonë janë anatemuar shumë politikanë si të lidhur me Moskën.

Edhe pse të gjithë hiqen si antirusë dhe që mbështesin SHBA, zyrtarët amerikanë e kanë nuhatur se ka shumë që shtiren dhe në prapaskenë i fryjë zjarrit konfliktual rus.

Masat ndaj rusëve

Baza e NATO në Kuçovë dhe ngritja e një shtabi me forca speciale do të ketë si qëllim kryesor pikërisht të frenojë influencën ruse në vendin tonë. Gazeta prej muajsh ka treguar të dhëna se si zyrtarë të ndryshëm në shtetin shqiptar bashkëpunojnë me rusët. Një personazh mjaft i njohur, dikur këshilltar i një pushtetari të lartë ka pasur lidhje shumë të forta me rusët.

Madje ai është mbajtur në përgjim për shumë kohë dhe ka lënë të nënkuptohet se dhe shefi i tij ka pasur kontakte me Moskën. Po ashtu personazhe të ndryshëm ndërkombëtarë kanë dhënë alarmin për ndikimin rus në vendin tonë. Ish-nëndrejtori i FBI, Mark Rossini akuzoi drejtpërdrejtë ish-kryeministrin Berishën si të lidhur me rusët disa muaj më parë.

Ndërkohë, vetë komandanti suprem i NATO kohë më parë ka deklaruar se Moska ka kthyer sytë në Ballkan, duke ngritur si shqetësim dhe klimën politike. Po ashtu, është vënë re se mediat e Putinit kanë shumë interes mbi aktualitetin politik në vend.