osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

SHBA e ka shpallur “non grata”, “lajthit” Berisha dhe përshëndet stërvitjen e NATO në emër të PD që nuk e drejton

SHBA e ka shpallur “non grata”, “lajthit” Berisha dhe përshëndet stërvitjen e NATO në emër të PD që nuk e drejton

Sali Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale ka shkruar dje se “në emër të Partisë Demokratike” përshëndet nisjen në Shqipëri të stërvitjes së madhe ushtarake të forcave të NATO-s të udhëhequr nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Berisha i cili është shpallur ‘non grata’ nga dy prej vendeve më të mëdha të aleancës së Atlantikut Verior, Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar, thotë se kjo stërvitje është një mesazh i fortë që i dërgohet Rusisë dhe ambicieve ekspansioniste.

“Partia Demokratike e Shqipërisë përshëndet fillimin e manovrave të mëdha të NATO-s Defender Europe ‘23 në Shqipëri. Këto manovra janë të një rëndësie të madhe për Shqipërinë dhe sigurinë e saj, por edhe për paqen dhe sigurinë në Euroje.

Këto manovra së bashku me manovrat e NATO-s që po zhvillohen në Kosovë janë një mesazh i fuqishëm që Aleanca e Atlantikut të Veriut i dërgon agresorit rus për përpjekjet e tij për destabilizimin e rajonit dhe ambiciet e tij ekspansioniste.

Partia Demokratikë si forca politike që anëtarësoi Shqipërinë në NATO, mbështet plotësisht garantimin e të gjitha lehtësirave në territorin tokësor, ujor dhe ajror të Shqipërisë që i nevojiten Aleancës për përmbushjen e misionit të mbrojtjes së paqes dhe sigurisë në hapësirën euroatlantike”, ka postuar Berisha në Facebook-un e tij.

Berisha e bën këtë reagim në emër të Partisë Demokratike në krye të së cilës në fakt bota euroatlantike nuk e njeh.

Madje në PD e konsiderojnë Berishën si politikanin që kërkoj të ndryshojë orientimin perëndimor të saj. Stërvitja ushtarake “Defender Europe 2023” nisi dy ditë më parë Shqipëri ndërsa solli në vendin tonë 24 mijë trupa të NATO-s dhe SHBA-së që deri më datën 22 qershor do të kryejnë stërvitje ushtarake në vendin tonë.

Nisja e kësaj stërvitjeje u kremtua me një ceremoni të veçantë në sheshin ‘Nënë Tereza’, ku u ekspozuan mjete ushtarake, e ndërsa të pranishëm ishin Presidenti Barjam Begaj, kryeministri Edi Rama, ambasadorja Yuri Kim, ministri Niko Peleshi. Këtë stërvitje kryeministri Edi Rama e cilësoi si një pikë kulmore për vendin tonë në arenën ndërkombëtare.