SHBA dhe Bashkimi Europian e kanë konsideruar një kurth politik propozimin e Lulzim Bashës për të hequr kriterin pasuror në draftin që PD ka dorëzuar për vetingun e politikanëve.
Siç mësohet nga burime diplomatike, nga ambasada e SHBA-së në Tiranë, misioni i BE-së dhe ambasadat kryesore të shteteve të Bashkimit Europianë kanë dërguar sinjale të qarta në selinë blu që të mos “luhet me zjarrin”.
Kështu e kanë konsideruar ata prekjen e thelbit të procesit të vettingut, që është rivlerësimi apo kalimi në sitë i pasurisë.
Lulzim Basha ka përgatitur një draft ku kërkon largimin e politikanëve që kanë kontakte me qarqe të krimit të organizuar. Por kjo është vetëm njëra anë e procesit të vettingut të filluar me drejtësinë shqiptare.
Thelbi i tij që po trondit Pallatin e korruptuar të gjyqësorit është pikërisht nxjerrja në pah e milionave që gjyqtarët e prokurorët kanë bërë gjithë këto vite.
Drafti i PD-së që është dorëzuar në Kuvend thekson: 1.Kontrolli i figurës, ngrihet me qëllim mbrojtjen dhe garantimin e mirëfunksionimit demokratik të Kuvendit, organeve të qeverisjes vendore, institucioneve kushtetuese apo të krijuara me ligj, nga ndikimi apo pjesëmarrja në politikëbërje ose vendimmarrje i funksionarëve që kanë kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar.
2.Kontrolli i figurës do të kryhet mbi bazën e parimeve të procesit të rregullt, si dhe duke respektuar të drejtat themelore të individit.
Por sipas ambasadës amerikane dhe përfaqësive të BE-së, heqja e kriterit të pasurisë është një kurth i pastër politik, pasi ngre precedent që pas ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit por edhe Prokurorisë Speciale, kriteri pasuror të mos jetë pjesë e hetimeve për “peshqit e mëdhenj”.
Përveç sinjaleve dërguar selisë blu, i është kërkuar Edi Ramës që të mos bëjë marrëveshje për këtë kurth, pasi do të mbajë përgjegjësi të rëndë.
Nëse miratohet, ky lloj vetting hybrid i vë kazmën reformës në drejtësi dhe planit amerikano- gjerman për pastrimin e politikës.
Ka sinjale se gjithçka bëhet për të amnistuar politikanët dhe zyrtarët e lartë të korruptuar.
Ligji I Përgatitur Nga Basha Për Vettingun E Politikës, Duke Pasur Si Ndalesë Kontaktet Me Grupet Kriminale Është Mot-À-Mot Ligji I Dekriminalizimit, I Cili U Zbatua Në Mënyrë “Spartane”, Duke Menduar Që Në Fillim Persona Dhe Jo Koncept Ligjor./Pamfleti