osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

SHBA-BE “shuplakë” opozitës: Detyrojnë Bashën e Kryemadhin që deri në dhjetor të mbyllin draftin e reformës zgjedhore!

SHBA-BE “shuplakë” opozitës: Detyrojnë Bashën e Kryemadhin që deri në dhjetor të mbyllin draftin e reformës zgjedhore!

Ndërkombëtarët kanë detyruar opozitën shqiptare që t’i rikthehet bisedimeve për reformën zgjedhore. Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI urdhëruan më herët deputetët e tyre që të braktisnin Komisionin e posaçëm të Reformës Zgjedhore. Por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë dhënë ultimatum që kjo reformë të mbyllet brenda muajit dhjetor të këtij viti. Për këtë arsye kanë bindur opozitën që të vijojë negociatat me mazhorancën, me qëllim miratimin sa më parë të reformës.

Kjo është bërë e ditur ditën e djeshme nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Gjatë një prononcimi për mediat nga ambientet e Kryesisë së Kuvendit, Balla deklaroi se PS dhe PD kanë vendosur tashmë komunikimin për reformën zgjedhore, proces nga i cili opozita ishte shkëputur që prej shtatorit. Sipas deputetit të PS, rikthimi i dialogut për reformën zgjedhore, është një shenjë pozitive për marrëdhëniet mazhorancë-opozitë. “Dialogu zhvillohet në institucione. Kemi rivendosur tashmë komunikimin sa i përket Kodit Zgjedhor dhe në të njëjtën frymë duhet të diskutojmë dhe për çështje të tjera.

Nuk ka një paketë të PS por një paketë dhe përfundim të punës paraprake të ekspertëve të reformës zgjedhore që në komunikim dhe bashkëpunim me anëtarët e tjerë të komisionit të reformës zgjedhore të kryesuar nga Bylykbashi ta çojmë në përfundim. Kemi një afat që është mesi i dhjetorit të këtij viti që duhet ta përmbyllim. Puna e bërë deri më tani garanton që asnjëra nga palët të mos ketë problematika të paadresuara sepse puna është zhvilluar vetëm mbi bazën e rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Është detyrim i të gjitha palëve t’i votojmë një orë e më parë”, deklaroi kreu i grupit të PS, Taulant Balla.

Balla “dënon” sjelljen e PD në Europë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dënuar dje shfaqjen aspak të denjë të deputetëve të PD gjatë diskutimeve në Parlamentin Europian. Balla e quajti një shfaqje të turpshme atë që bëri opozita në Bruksel, ku pati debate. Madje, deputeti i PS akuzoi demokratët erdhën me skenar të parapërgatitur. “Këtu dua të ricitoj një qëndrim në radhë të parë të Partive Popullore Europiane (PPE), të z. Doll i cili e njeh shumë mirë Shqipërinë dhe që në të njëjtën referencë me Partinë simotër në Maqedoni flet edhe për Partinë Demokratike në Shqipëri, e cila unë vlerësoj që duhet të reflektojë edhe pas deklaratave të këtyre rekomandimeve të ndërpresë bojkotin dhe të marrë përgjegjësitë që i takojnë. Ne i kemi besuar opozitës dy institucione që kanë prerje direkte me procesin, që janë Komisioni i Integrimit Europian dhe Këshilli Kombëtar i Integrimit.

Ja kemi besuar jo vetëm sepse është një traditë ndërkombëtare por sepse edhe eksperienca e ngjashme e vendeve që kanë kaluar përmes këtij procesi na kanë bindur që duhet t’ia besojmë opozitës. Por opozita ende nuk dihet ku është dhe ajo shfaqje e turpshme në Parlamentin Europian le të jetë një akt i fundit i sjelljes në vijë të ndryshme i të gjithë politikës shqiptare në Bruksel”, deklaroi Balla.

Rigels Seliman