osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

SHBA-BE plan të mirëmenduar kundër korrupsionit, pas prokurorëve, piketohen 27 gjyqtarët specialë që do të gjykojnë të arrestuarit “VIP”

SHBA-BE plan të mirëmenduar kundër korrupsionit, pas prokurorëve, piketohen 27 gjyqtarët specialë që do të gjykojnë të arrestuarit “VIP”

Ndërkombëtarët duket se po ecin me plan të mirëmenduar për të mbajtur në shina reformën në drejtësi. Pas vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të emëruar tetë prokurorët e parë të SPAK, shumë shpejt do të jetë gati edhe Gjykata e Posaçme Antikorrupsion.

Sinjali është dhënë ditën e djeshme nga kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami. Kjo e fundit teksa dje ishte e ftuar në një seancë dëgjimore para Komisionit të Pavarur për Koordinimin, Monitorimin dhe Ndjekjen e Zbatimit të ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, zbuloi se Këshilli i Lartë Gjyqësor do t’i përgjigjet menjëherë ngritjes së SPAK-ut, duke ngritur strukturën e Gjykatës Speciale të Korrupsionit të Zyrtarëve të Lartë edhe me gjyqtarë të përkohshëm. Në këtë kontekst, zonja Llagami bëri me dije se EURALIUS dhe OPDAT gjatë hartimit të reformës në drejtësi janë kujdesur që të rezervojnë një mekanizëm zhbllokues, duke i dhënë akses KLGJ që të emërojnë gjyqtarë të përkohshëm në krye të Gjykatës Speciale, për të mos penguar Prokurorinë e Posaçme dhe Byronë Kombëtare të Hetimit. “Me ndihmën e EURALIUS dhe OPDAT paketa e reformës në drejtësi ka parashikuar mekanizma zhbllokuese, në mënyrë që të mos pengohet ngritja dhe funksionimi i SPAK.

Sipas ligjit dhe rregullores, KLGJ ka të drejtë të caktojë gjyqtarë të përkohshëm, të cilët do të vijnë nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe do të jenë pjesë e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, edhe pse nuk kanë dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Pra, ndryshe nga Prokuroria Speciale Antikorrupsion që e ka me ligj që prokurorët dhe trupa e saj duhet të kenë kaluar procesin e vetingut, ne kemi këtë mekanizëm zhbllokues për të mos penguar Prokurorinë e Posaçme dhe Byronë Kombëtare të Hetimit. Ndërkombëtarët dhe hartuesit e reformës në drejtësi janë kujdesur që të vendosin këto mekanizma që SPAK dhe BKH të mos bllokohet dhe të ketë një koordinim mes Prokurorisë Speciale Antikorrupsion, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion për të çuar përpara luftën kundër pushtetarëve dhe politikanëve të korruptuar”, deklaroi zonja Llagami.

27 gjyqtarë specialë që do të gjykojnë të arrestuarit “VIP”

Por interesant është fakti se Këshilli i Lartë Gjyqësor e ka edhe numrin e gjyqtarëve të posaçëm që pritet t’i bashkohen përkohësishtGjykatës së Posaçme Antikorrupsion. Sipas kryetares së KLGJ, Naureda Llagami në total do të jenë 27 gjyqtarë, të cilët janë pjesë e Gjykatës për Krimet e Rënda dhe që pritet t’i bashkohen SPAK, edhe pse nuk kanë dalë para organeve të vetingut. Madje, kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami zbuloi se këtë gjyqtarët që janë pjesë e Gjykatës së Krimeve të Rënda janë vënë në dijeni, se për sa kohë do të jenë përkohësisht tek SPAK do të monitorohen rreptësisht, sëbashku me familjarët e tyre, në mënyrë që të mos bien pre e shantazheve nga grupet kriminale dhe nga politikanët e korruptuar. “Sikundër e thashë më sipër, ne si Këshill i Lartë Gjyqësor do të caktojmë gjyqtarë të përkohshëm, që janë pjesë e Krimeve të Rënda, edhe pse nuk kanë dalë para organeve të vetingut. Ky caktim bëhet për të mos bllokuar punën e SPAK dhe BKH. Por ata janë në dijeni që ne do t’i kemi në survejim ata dhe familjarët e tyre, si llogaritë bankare, telefonatat apo lëvizjet. Kemi parashikuar që 16 gjyqtarë të përkohshëm të atashohen tek Gjykata e Posaçme Antikorrupsion e Shkallës së Parë, ndërsa 11 të tjerë tek Gjykata e Posaçme Antikorrupsion e Apelit”, nënvizoi kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami. /Rigels Seliman